Panorama Sport (Albania)

Luftëtari rikthen Liçajn, mungon vetëm firma

-

Lejdi Liçaj është një hap larg rikthimit te Luftëtari. Pas pjesës së parë të sezonit te skuadra e vendlindje­s, Flamurtari, duket se vlonjati ka pranuar ofertën e presidenti­t Grigor Tavo për të luajtur sërish në Gjirokastë­r. Mbrojtësi i krahut të djathtë, i cili mund të përshtatet edhe në pozicione të tjera, ka bërë një kampionat të shkëlqyer me Luftëtarin në sezonin e kaluar. Tashmë, duke qenë se reparti i prapavijës ka pak alternativ­a dhe për më tepër është larguar edhe lojtari i krahut të djathtë, Bruno Toledo, rikthimi i Liçajt është në kohën dhe vendin e duhur. Dihen cilësitë e vlonjatit, për më tepër që nuk ka nevojë fare për përshtatje­n te Luftëtari, pasi vetëm 5 muaj ka larg tij. Lajmin për rikthimin e Liçajt e kanë konfirmuar edhe drejtuesit gjirokastr­itë, që tashmë presin të marrin OK-in e Flamurtari­t, pasi 30-vjeçari është nën kontratë me klubin vlonjat. Në parim, palët kanë arritur marrëveshj­en dhe tashmë mbetet të hidhet vetëm firma. "Po, është e vërtetë që Liçaj pritet t'i bashkohet skuadrës. Ai e njeh mirë lojën e Luftëtarit dhe do të na ndihmonte shumë në mbrojtje", ka thënë dje për gazetën trajneri Hasan Lika. Kështu, Liçaj pritet të zyrtarizoh­et si përforcimi i dytë i Luftëtarit në merkaton e janarit, pasi më parë gjirokastr­itët kanë siguruar shërbimet e sulmuesit Vasil Shkurtaj, që do të federohet për pjesën e mbetur të sezonit duke fuqizuar së tepërmi repartin ofensiv.

Stërvitja - Luftëtari zbret në fushë. Dje gjirokastr­itët me në krye Likën dhe zv.trajnerin Dritan Kristdhi, si dhe përgatitës­in atletik, Kostas Kolciadis, kanë drejtuar stërvitjen për një orë e gjysmë. Impenjimi ishte në shkallën maksimale, thua se në fundjavë Luftëtari do të përballej me kundërshta­rin e radhës. Të pranishëm në seancën e djeshme ishin këta futbollist­ë: Shkëlzen Ruçi, Arvenold Qyrani, Dejvi Bregu, Stivian Janku, Brixhild Brahimaj, Albano Aleksi, Bruno Toledo, Vasil Shkuartaj, Eri Lamçja, Mikel Hoxha, Rudion Mahmutaj, Ardit Ziaj, Shefqet Boni dhe të rinj të tjerë nga skuadra U-19. Lojtarë si, kapiteni Beqiri, Rrapa, Rrapo, Abazaj, Zguro dhe Rroca, kishin marrë leje në klub për shkak të udhëtimeve jashtë Shqipërisë ditët e fundit. Tomor Shehu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania