Panorama Sport (Albania)

Gafuri konfirmon akordin: Sot, në Vlorë për të firmosur kontratën

-

Pas 10 vitesh te Renova, Argjend Gafuri konfirmon "divorcin". Dhe skuadra e tij e ardhshme do të jetë pikërisht Flamurtari. Ashtu sikundër "Panorama Sport" pat njoftuar, mesfushori me tipare sulmuese do të vihet nën urdhrat e Shpëtim Duros prej muajit janar. Lajmin tashmë e bën zyrtar edhe vetë 28-vjeçari, i cili, në një deklaratë të dhënë për gazetën "Lajm" në Maqedoni, zbulon edhe detaje të kontratës. Pas akordit parimor, ai do të nënshkruaj­ë për 1 vit e gjysmë me kuqezinjtë e Vlorës dhe duket se firma do të vijë që sot. "Kemi një darkë të përbashkët me klubin sot (dje në mbrëmje) dhe pas saj do të takohem me drejtuesit. Ata sigurisht do të më ofrojnë vazhdimin e kontratës, por unë nuk besoj se do të qëndroj më. Do të vazhdoj karrierën te Flamurtari i Vlorës", u shpreh fillimisht 28-vjeçari, duke mos lënë më asnjë vend për dyshime sa i përket të ardhmes së tij. Por, për ta përforcuar faktin se gjithçka është mbyllur me kuqezinjtë e drejtuar nga Shpëtim Duro, ai ka thënë se sot do të marrë rrugën drejt qytetit të Vlorës, për të mbyllur marrëveshj­en zyrtarisht. "Të mërkurën do të udhëtoj për në Vlorë, ku do të nënshkruaj kontratën për një vit e gjysmë me Flamurtari­n", bëri me dije Gafuri, i cili me bardhekalt­rit e Renovës ka fituar titullin e kampionit dhe Kupën e Maqedonisë. Gafuri te Flamurtari do të gjejë ish-shokun e ekipit, Muhamed Useinin, si dhe Pollozhani­n dhe Xhufon, të cilët kanë mbrojtur ngjyrat e Shkëndijës së Tetovës. Duke qenë se Duro i njeh mjaft mirë lojtarët e kampionati­t maqedonas, duket se e ka hedhur sërish "grepin" në Maqedoni dhe këtë herë trajneri ka zgjedhur pikërisht Gafurin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania