Panorama Sport (Albania)

Doka nuk shitet pa 250 mijë €

Nëse nuk arkëtojnë të paktën këtë shifër, lojtari mbetet në kryeqytet për të mbyllur sezonin

- ADELA MERKO

Tirana vendos çmim për Albi Dokën. Mbrojtësi nuk do të shitet pa të paktën 250 mijë euro. Drejtuesit prej kohësh kanë hartuar një strategji për transferim­in e futbollist­ëve, ndaj pa përfituar mjaftueshë­m financiari­sht nuk kanë në plan që të ndërmarrin asnjë hap. Kështu do të veprohet edhe për 20vjeçarin, të cilin janë të gatshëm që ta lënë të lirë vetëm nëse në arkën e klubit do të shtohej kjo shifër e majmë. Drejtuesit prej kohësh ka nisur negociatat me disa klube që kanë shfaqur interes për lojtarin e linjës së djathtë dhe mendohet që këtë janar, do të mbyllet "operacioni" i parë për këtë vit. Burime pranë

klubit zbulojnë për "Panorama Sport" se kjo javë mund të jetë përcaktues­e për të ardhmen e talentit bardheblu, megjithatë më shumë detaje nuk japin. "Frika" se mund t'u prishen tratativat ka kushtëzuar Tiranën që të jenë më shumë se të kujdesshme dhe mbi të gjitha të rezervuar në emra ekipesh. Kujtojmë që edhe me Merveilin dhe Akuanë kështu vepruan, madje shitja e tyre u zbulua vetëm kur gjithçka ishte mbyllur edhe zyrtarisht. OFERTAT DHE KUSHTI

Osijek dhe Liefering janë në gjurmët e Albi Dokës. Dhe, nga sa duket, siparin e daljeve te Tirana do ta hapë pikërisht mbrojtësi. Vetëm se largimi i tij do të bëhet jashtë vendit, ndaj mund të quhen të "bllokuara" transferim­et brenda territorit. Megjithatë, kroatët dhe austriakët nuk janë të vetmit që e duan, ndaj nuk përjashtoh­et mundësia e ndonjë surprize. Duke parë krizën që ka kapluar tregun për një lojtar krahu dhe, mbi të gjitha, limitimi që krijon numri i të huajve, ka detyruar drejtuesit që të mendojnë edhe një tjetër opsion, që të mos shesin as Dokën. Ende nuk kanë gjetur asnjë zëvendësue­s, ndaj edhe Ze Maria ka insistuar që të jenë të kujdesshëm në çdo hap që do të hedhin, për të mos krijuar boshllëqe në organikë. Të vendosur para kësaj situate, drejtuesit kanë menduar që më mirë ta mbajnë në ekip Albi Dokën sesa ta shesin me shumë më të ulët. Pra, nëse nuk vjen një ofertë që nuk e kalon shumën e 250 mijë eurove, klubi do ta shtyjë transferim­in e 20-vjeçarit për në verë. Kujtojmë që i riu ka kontratë afatgjate me bardheblut­ë, ndaj vend për nxitim nuk ka. Fakti që nuk ia dhanë gjatë verës Skënderbeu­t për 150 mijë euro, përforcon idenë që klubi nuk ka në plan që të humbasë të tillë "xhevahir" për pak parà.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania