Panorama Sport (Albania)

Asnjë humbje në kampionat, Elbasani është si... Barcelona

Tifozët bëjnë batuta me ecurinë e skuadrës

-

Elbasani e ndien veten të rilindur pas rënies në Kategorinë e Dytë dhe shpreson që me ritmin e deritanish­ëm të vijojë edhe për fazën e dytë të kampionati­t. Sigurisht që faza që vjen pritet të jetë akoma më e vështirë, sepse askush nuk t'i fal pikët dhe, për më tepër, që lufta bëhet e ashpër gjithnjë në ndeshjet e fundit të kampionati­t. Megjithatë, verdhebluv­e u jep shpresë ecuria e deritanish­me, pasi kanë qenë të pamposhtur dhe kjo nuk është edhe aq e lehtë sa mendohet në Kategorinë e Dytë. Thuhet kështu, pasi transferta­t janë gjithnjë shumë të vështira, por verdheblut­ë ia kanë arritur gjithsesi të dalin me kokën lart. KRAHASIMI

Duket i tepërt krahasimi që do të bëjmë më poshtë, por gjithsesi shifrat janë shifra dhe ato janë "kokëforte" në të tilla raste. Tanimë është një fakt që Elbasani është e vetmja skuadër shqiptare pa pësuar asnjë humbje në kampionat për këtë sezon që militon në Kategorinë e Dytë dhe sigurisht që mund të konsideroh­et një sukses jo i vogël. Por, nëse u shkojmë më larg statistika­ve, verdheblut­ë qëndrojnë përkrah gjigantëve botërorë si Barcelona apo Mançester Siti, të cilat gjithashtu nuk njohin asnjë humbje deri më tani në kampionate­t e tyre. Edhe në qytet janë vetë tifozët që bëjnë shpesh batuta me njëritjetr­in, duke e vënë Elbasanin përkrah këtyre klubeve të mëdha, ndonëse e kuptojnë mjaft mirë që kjo skuadër nuk ka asnjë lidhje me këto ekipe europiane. Gjithsesi, edhe pse është çmenduri të krahasosh nivelin e Kategorisë së Dytë me La Ligan apo Premier Ligën, mund të thuhet se për këtë kategori dhe përballë skuadrave ku elbasanasi­t mund të marrin pjesë është një "Barcelonë". Përpos krahasimev­e, për Elbasanin është e rëndësishm­e që të vijojë me këtë ecuri pozitive edhe pas pushimeve, pasi, nëse vijon me këtë rrugë, edhe ngjitja në Kategorinë e Parë do të jetë më e mundur. Për këtë arsye, drejtuesit kanë menduar që të bëjnë përforcime në merkaton e janarit dhe emrat e parë kanë filluar të dalin në skenë rreth klubit, por ende nuk ka zyrtarizim­e. Por, pozitiv është fakti se lojtarë të ndryshëm kanë shprehur dëshirën e tyre për të qenë pjesë e skuadrës në rast se do të kenë financa të sigurta, pasi kemi të bëjmë me një ekip me histori të madhe. V.Mema

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania