Panorama Sport (Albania)

Festë dhe shpërblime, Dinamo mbyll pozitivish­t vitin 2017

Lojtarët kryeqyteta­s marrin premion e fitores së fundit

-

Dinamo i ka dhënë dje zyrtarisht fund aktiviteti­t për vitin kalendarik 2017, me një festë të organizuar në kryeqytet, ku kanë qenë të pranishëm drejtuesit, stafi teknik dhe lojtarët. Ky vit nuk ishte shumë pozitiv në aspektin sportiv, pasi blutë vazhdojnë të jenë në Kategorinë e Parë dhe gjasat që të ngjiten një sezon më lart sezonin e ardhshëm janë të vogla, duke parë diferencën prej 12 pikësh me vendin e parë. Gjithsesi, objektivi i radhës i dinamovitë­ve është që të mbeten mes pesë ekipeve të para të klasifikim­it. Por dje, përveç festës së fundvitit, lojtarët kanë mbushur edhe xhepat. Mësohet se klubi ka shpërndarë premion e fitores së fundit në kampionat me Burrelin, ashtu siç ishte premtuar para zhvillimit të sfidës. Lojtarët kanë mbetur të kënaqur nga trajtimi financiar që u është bërë këtë sezon, duke qenë se janë shpërblyer me disa premio për triumfet që kanë marrë. Megjithatë drejtuesit kanë kërkuar më shumë impenjim në vitin e ri kalendarik, kur do të luhet edhe pjesa e mbetur e sezonit. Blutë do ta nisin me një ndeshje mjaft të vështirë në transfertë ndaj Egnatias, ku do të kërkojnë të marrin fitoren. Merkato - Por, ndërkohë që skuadra ka marrë pushimet, stafi teknik së bashku me atë drejtues janë duke menduar për merkato. Blutë kanë disa mangësi dhe po synohet të afrohen lojtarë cilësorë. Piketat e para janë vënë dhe fillimisht do të firmosën kontratat dhe, më pas, do të bëhet prezantimi i tyre. Gjithsesi, skuadra do të nisë seancat stërvitore në fillim të muajit janar dhe, më pas, lojtarët e afruar do të kalojnë edhe provën dhe, nëse bindin, do të firmosin me ekipin. Skerdilaid Sulozeqi

 ??  ?? Dinamo gjatë festës së djeshme
Dinamo gjatë festës së djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania