Panorama Sport (Albania)

Kastrioti teston “forcën”, tre lojtarë kërkojnë largimin

S'gjetën hapësira, Myrta, Muçmata e Gjonaj kërkesë në klub

- LIRIDON PASHA

Kastrioti mbylli një gjysmëkamp­ionati të shkëlqyer duke e mbyllur vitin në krye të grupit A, me 5 pikë më shumë se ndjekësit më të afërt. Edhe pse kampionati ka ditë që ka përfunduar, ekipi i Kastriotit ende nuk i ka marrë pushimet, ndërsa sot do të zbresë në fushën e blertë. Stafi teknik i krutanëve ka planifikua­r zhvillimin e një ndeshje miqësore me ekipin e Ballkanit, skuadër kosovare që garon në Kategorinë e Parë në vendin e saj dhe është një ndër pretendent­et kryesorë për t'u ngjitur në Superligë. Sipas drejtuesve krutanë, kjo ndeshje do t'u shërbejë lojtarëve për të mbajtur formën fizike, ndërsa pritet që mbrëmjen e sotme të shtrohet një darkë madhështor­e për të gjithë stafin teknik dhe futbollist­ët. Gjithashtu, parashikoh­et që krutanët të vendosin edhe pikat mbi "i" për shumë çështje, përfshirë merkaton, por edhe lojtarët që kanë kërkuar të largohen nga skuadra, për shkak se nuk kanë arritur të gjejnë hapësirat e nevojshme në ekip.

EMRAT - Burime të "Panorama Sport" pranë klubit të Kastriotit zbulojnë edhe emrat e futbollist­ëve që kanë kërkuar largimin pas janarit me objektiv për të qenë pjesë e një tjetër ekipi, pasi te Kastrioti nuk kanë arritur të kenë minuta aktivizimi. Kështu, pas Ergi Borshit, i larguar zyrtarisht pak ditë më parë për të njëjtat arsye, edhe futbollist­ët, Denis Myrta, Endri Muçmata dhe Alvi Gjonaj, mësohet se kanë kërkuar nga klubi që t'i lërë të lirë. Drejtuesit ende nuk kanë vendosur përfundimi­sht në lidhje me kërkesën e bërë nga ta, megjithatë duket se kanë dhënë miratimin e tyre në lidhje me këto largime. Sa i takon merkatos, krutanët kanë nisur bisedimet me disa lojtarë nga Kategoria Superiore dhe në ditët në vijim pritet të zbulohen edhe emrat e tyre. Drejtuesit kanë ndërtuar një skuadër të fortë, por me objektivin e vetëm, atë të rikthimit në elitë, nuk do të mungojnë edhe afrimet e lojtarëve me emër. Aktualisht, krutanët janë pesë pikë larg ndjekësit më të afërt dhe kjo u jep siguri për ndeshjet e para të vitit të ardhshëm.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania