Panorama Sport (Albania)

Kamara nuk dorëzohet: Besëlidhja në Superiore

-

Ne Lezhë të gjithë janë mësuar që ta shohin Besëlidhje­n ta mbyllë vitin kalendarik me fitore, por këtë fundsezoni gjërat nuk shkuan siç duhet. Skuadra e drejtuar nga Gledis Lani humbi në shtëpi me rezultatin minimal ndaj Erzenit duke iu larguar edhe më shumë kreut të klasifikim­it. Megjithatë, lezhjanët nuk heqin dorë nga lufta për një vend në Superiore dhe këtë e konfirmon edhe mesfushori me tipare sulmuese, guineasi Oumar Turad Kamara. Në një prononcim për "Panorama Sport", ai është shprehur: "Unë mbylla një sezon e gjysmë me fanellën e Besëlidhje­s, ndaj tashmë këtë skuadër e njoh mjaft mirë. Sa i përket sezonit të shkuar, Besëlidhja ka treguar me vepra se sa vlen, pasi ja dolëm që të shkonim deri në gjysmëfina­len e Kupës dhe e mbyllëm sezonin e kampionati­t me pikë të barabarta me skuadrën e kreut që u ngjit në Superiore, pra, vetëm fati na privoj nga elita. Duke qëndruar te sezoni i shkuar, në këtë kohë ne kemi qenë plot 10 pikë larg kreut dhe ndryshe nga sezoni në vijim, i kishim mbyllur të gjitha ndeshjet kalendarik­e, ndërsa tani kemi edhe dy ndeshje me pak se në këtë periudhë të sezonit të shkuar, ndaj diferenca prej 11 pikësh që kemi me kreun nuk na ndal që të vazhdojmë të luftojmë për të qenë pjesë e Superiores sezonin e ardhshëm", ka thënë Kamara, i cili ka arritur të jetë në formacioni­n stabël të ekipit. MERKATO - Drejtuesit e klubit kanë bërë me dije se merkatoja në skuadër nuk do të mungojë dhe për këtë arsye janë duke u parë alternativ­a të ndryshme. "Duke e ditur se na janë premtuar afrime, në mënyrë që formacioni të rifreskohe­t aty ku ka pasur probleme, jam i bindur se e ardhmja do të jetë më e mirë. Kjo do të thotë se do të ketë edhe më pak gabime gjatë ndeshjeve. Shpresoj se gjysma e dytë e sezonit për Besëlidhje­n do të jetë edhe më e suksesshme se sezonin që shkoi, kjo edhe nga fakti se nuk kemi shqetësimi­n e Kupës ashtu si sezonin e shkuar", ka përfunduar Kamara. Skuadra lezhjane aktualisht është me pushime dhe pritet të nisë fazën përgatitor­e dimërore gjatë muajit janar. Preng Gjikola

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania