Panorama Sport (Albania)

Kuqo: Nuk u bëra trajner sepse jam paksa “diktator”

23 vite në parket: Më rriti Tirana, por unë jam partizans

-

Pas trofeve dhe një kar riere elitare në Turqi, por edhe aventurave spanjolle e kroate, Ermal Kuqo tani po realizon "gjysmën" e ëndrrës së tij. Nëse nuk arriti dot që të luante si sportist në NBA, elitën ai e ka arritur tani duke qenë pjesë e Los Anxheles Klipërs, klubit të madh të basketboll­it amerikan, fillimisht si këshilltar dhe tashmë si vëzhgues ndërkombët­ar talentesh, një shkallë e rëndësishm­e, të cilën e ngiti shumë shpejt. Ish-basketboll­isti i Kombëtares së Turqisë, por edhe i përfaqësue­ses shqiptare, në një intervistë për "Top-Channel", ka folur për aventurën e tij të re, por ka shpjeguar edhe arsyet e zgjedhjes së këtij profesioni dhe jo atij të trajnerit, por jo vetëm... "Për një kohë shumë të shkurtër arrita të jem drejtor i Departamen­tit të 'Scout Pro', jo vetëm për Europën, por në rang ndërkombët­ar". Ai ka dalë nga një familje basketboll­istësh, ndaj Ermali dukej thuajse i "dënuar" që të merrej me këtë sport, një karrierë fantastike e zgjatur 23 vite mbi parket duke nisur nga Tirana e për të vazhduar tashmë në Los Anxheles, te Klipërsat. "Tirana ka qenë ekipi im i parë, aty ku jam rritur si basketboll­ist, por unë jam partizans (qesh)". Karriera e tij përfundoi në gusht 2016, por ai nuk ka kërkuar që të largohet nga koshi, ndonëse trajner nuk ka dashur kurrë të bëhet. "Trajner nuk doja të bëhesha, - vazhdon Kuqo për ' Top- Channel'. - Është një fushë shumë ndryshe dhe unë jam pak si diktator. Kam luajtur me shumë lojtarë që kanë qenë të padisiplin­uar dhe kur mendoja sikur të isha trajneri i tyre... Nuk do të përfundont­e shumë mirë dhe besoj se nuk do të kisha karrierë të gjatë si trajner". Kur pyetet për basketboll­in shqiptar, Ermali mbetet konstant në qëndrimet e tij kundër mënyrës se si drejtohet ky sport në vendin tonë: "Për të zbritur te lojtarët duhet të shohim kokën, pasi peshku

qelbet nga koka. Këtu, çdo njeri që përfundon Institutin Sportiv e ndien veten trajner basketboll­i, merr disa topa dhe ia jep fëmijëve vetëm për të fituar parà. E shohin këtë sport thjesht për parà, jo për të rritur breza sportistës­h". Edhe në grumbullim­et e fundit të kombëtares së basketboll­it, sytë e trajnerëve dhe drejtuesve të Federatës Shqiptare të Basketboll­it mbeten tek elementët që vijnë nga jashtë. "Arsyeja kryesore përse kërkojnë shpëtim nga jashtë është sepse mendojnë që ata janë përgatitur andej dhe këtu do të na sjellin ndonjë gjë tjetër. Unë kam qenë

pjesë e ekipit kombëtar kur u mblodh kombëtarja e parë dhe na futën në motel. I binte derës recepsioni­sti dhe na nxirrte jashtë sepse vinte klienti i rregullt". E ardhmja e tij tashmë është basketboll­i më i bukur në botë, NBA, dhe të gjitha këto kritika të ashpra lidhen vetëm me dashurinë e tij për këtë sport dhe që në këtë vend në një të ardhme të dalin sërish emra si Ermal Kuqo. "Unë nuk kam asnjë lloj interesi. Unë nuk dua të bëhem as sekretar federate, as president federate. Unë nuk kam ndërmend të kthehem më në Shqipëri", deklaroi Ermal Kuqo.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania