Panorama Sport (Albania)

Milan-Inter, një derbi “ekstrem”

Pavarësish­t fituesit të ndeshjes, rezultati do të jetë sukses dhe katastrofë njëkohësis­ht

- Përgatiti: LEDIO NASE

Sido që të shkojë, do jetë një sukses dhe një katastrofë. Milani dhe Interi nuk ndajnë një derbi në Kupën e Italisë: u falen fateve të tyre. Nëse kalojnë kuqezinjtë, ndoshta i shpëtojnë një krize që duket pa frena. Në të kundërt, me një fitore për zikaltrit do harronin javën negative përpara festave. Nëse ndalet Milani, kushedi se çfarë mund të ndodhë... Nëse bie Interi, edhe Spaleti do përfundojë në vorbullën e trajnerëve që në këtë stol e kanë nisur mirë, e më pas... Kështu, çerekfinal­ja ka shijen dhe ngjyrat e ekstremes.

PANKINA NË RREZIK - Se kush rrezikon më shumë, është më e lehtë t'i përgjigjes­h: te Milani fjala krizë është bërë "e shtëpisë" dhe një tjetër disfatë do shtynte drejtuesit për ndryshime të tjera në pankinë, pavarësish­t se sa besim përcjell Rino Gatuzo. Ai faje nuk ka me siguri, por trajneri është karta e vetme për t'u përdorur në kohë të vështira edhe për arsyen minimale kur thuhet: duhet një tjetër "shkundje". E parë nga "Appiano Gentile", derbi ngjall nervozizëm. Mendimet shkojnë te historitë e kohëve të fundit të Interit post-Murinjo. Më pas kanë vijuar dy- tre muaj gëzime të Ranierit (2011'12), Stramaçion­it (vjeshtën e 2012-ës), Maxarrit (vjeshtën e 2013-ës), Mançinit (gjysma e kampionati­t 2015-'16) dhe Piolit ( nëntor- janari i sezonit 2016-'17). Fitore dhe iluzione, më pas dështim...

HERA E FUNDIT - Derbi i fundit ka pasur brenda gjithçka. Mirë Interi, dy herë në avantazh, reagim pozitiv i Milanit (dy herë i aftë të barazojë rezultatin). Një derbi me një mbyllje "të çmendur", në të mirë (për Interin) dhe në të keqe (për Milanin), i karakteriz­uar nga penalltia e Mauro Ikardit që vulosi rezultatin përfundimt­ar 3-2. Nga ajo ditë ( 15 tetori), kuqezinjtë janë përkeqësua­r. Shumë. Edhe Interi, megjithëse jo aq sa "kushërinjt­ë". Për t'u kuptuar: zikaltrit janë më pak "me fat", milanistët më pak të qetë.

PA PARASHIKIM­E - Gatuzo ka zëvendësua­r Montelën, por megjithatë duket se skuadra nuk e ka dëgjuar akoma "alarmin"; Spaleti ka mbetur po i njëjti, por me një dozë pozitive humori dhe me siguri të pakësuara, pa harruar edhe me disa lojtarë në skuadër që po ndihen tashmë jashtë projektit. Një parashikim do ishte gjëja më e pakuptimtë për t'u bërë. Nuk ekziston. Të thuash që është Interi më mirë, sot, është një "bast": kundër Udinezes e Sasuolos (dhe Pordenones, pa e harruar atë ndeshje), zikaltrit kanë shfaqur anën e tyre më të keqe. Ndërsa Milani nuk ka

nevojë për diagnozë: mjafton të shohësh klasifikim­in. Por, mund të përfundojë edhe me penallti, pavarësish­t se cila nga skuadrat do luajë më mirë a më keq, apo se cila do shënojë më shumë gola. Efekti do jetë po i njëjti: një sukses dhe një katastrofë njëkohësis­ht.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania