Panorama Sport (Albania)

Spaleti: Pres reagim, derbi është special

-

Nuk arrin në nivelet e Rino Gatuzos, i cili sfidën e përkufizoi një "finale Botërori", por edhe për Spaletin derbi i ditës së sotme "është një ndeshje shumë e rëndësishm­e dhe rezultati i saj nuk është si gjithë të tjerët. Derbi të jep shumë, por edhe të merr..." Pas dy humbjesh radhazi në kampionat, tekniku i zikaltërve tashmë pret reagimin e skuadrës. Në deklaratën e tij përpara takimit, trajneri zikaltër thotë se kjo sfidë është shumë e veçantë: "Jemi gati për ta luajtur këtë ndeshje dhe të gjithë lojtarët duhet të japin më shumë në aspektin individual", tha fillimisht trajneri që, më pas, u dha edhe disa udhëzime lojtarëve të tij: "Puna nuk është zgjidhja për gjithçka sepse duhet dhënë diçka më shumë nga të gjithë për të fituar një derbi. Skuadrën time e shoh gati të zbresë në fushë, kjo ndeshje sjell gjysmëfina­len. Nuk duhet nënvlerësu­ar minimalish­t". RROTACION - Sfida me Milanin ndodhet mes një sërë angazhimes­h të ngjeshura, ndaj është normale të pritet rrotacioni, pjesërisht i forcuar edhe nga mungesat e Mirandës dhe D'Ambrozios (të dëmtuar): "Në pjesën e parë të sezonit, detyra ime ishte të përcillja forcë dhe siguri te lojtarët, në mënyrë që të kuptonin rëndësinë e fanellës së Interit. Më pas m'u desh të bëja disa zgjedhje dhe formova një formacion titullarës­h. Tani u takon disa të tjerëve të ndihen të rëndësishë­m sepse për të arritur në fund, kemi nevojë për të gjithë. Kemi disa dëmtime dhe duhet të ndryshojmë për të kaluar këtë kalendar të ngjeshur. Do përpiqemi të kemi lojtarë në kushte optimale duke mbajtur megjithatë ekuilibër në skuadër". REAGIM - Spaleti nuk fshihet pas 40 pikëve që ka arritur ekipi deri tani në këtë pikë në kampionat. "Numrat pozitivë nuk na shërbejnë për të bërë rezultat. Ne duhet të japim më të mirën tonë të gjithë. Në këto ndeshje të fundit kemi bërë paraqitje të mira, rezultatet nuk pasqyrojnë lojën e skuadrës sime. Derbi është rasti i artë për t'u ringritur. E di që lojtarët e mi do të marrin përgjegjës­itë për këtë moment jo të mirë dhe do të dinë të përgjigjen në fushën e lojës", tha Spaleti. Pavarësish­t pyetjeve nga gazetarët e pranishëm në konferencë, ai nuk ka dashur të japë asnjë informacio­n zyrtar për ekipin që do të zbresë në fushën e lojës kundër Milanit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania