Panorama Sport (Albania)

Gatuzo kërcënon: Inter, do të të mposht me Suson!

“Zikaltrit më në formë, bllokojmë Kandrevën dhe Perisiçin”

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Milani dhe Interi vijnë nga dy humbje radhazi në kampionat dhe sot do të sfidohen në "San Siro" për çerekfinal­et e Kupës së Italisë. Trajneri i Milanit, Xhenaro Gatuzo, e di shumë mirë se sa e rëndësishm­e është kjo ndeshje. "Është një derbi që duhet fituar. Është si një finale Botërori dhe mund të ndryshojë sezonin tonë. Për këtë arsye, kualifikim­i bëhet shumë i rëndësishë­m".

MË SHUMË GOLA- Trajneri i kuqezinjve kërkon më shumë gola dhe mbi të gjitha më shumë saktësi dhe ftohtësi në fazën sulmuese. "Jemi duke krijuar shumë volum loje, por shumë pak gola. Dua ta shoh skuadrën të finalizojë rastet që krijojmë. Duhet të jemi më të qetë dhe të përdorim mendjen në të gjithë ndeshjen. Kur pësojmë një gol, humbasim përqendrim­in dhe sigurinë. Unë në fakt dua të kem një skuadër ndryshe në këtë aspekt", tha fillimisht Gatuzo. Rikthimi te rezultatet pozitive mund të bëhet me Suson në fushë. "Ndaj Veronës pati raste për të shënuar. Ai është një lojtar me shumë kualitet, i cili na jep superiorit­et numerik. Shpresoj që nesër të përmirësoj­ë edhe shënjestrë­n përpara portës dhe të rikthehet te golat", theksoi Rino.

AUTOKRITIK­Ë- Në analizën e eksperienc­ës së tij në pankinën kuqezi, Gatuzo bën edhe autokritik­ë. "Mendoja që do të më duhej më pak kohë për të larguar frikën nga skuadra. Isha i bindur që mund të bëja mirë dhe në një kohë më

të shpejtë. Tani jemi në një fazë, ku paguajmë shtrenjtë çdo episod dhe kjo nuk na ndihmon aspak. Por kam shumë besim. Është momenti për të nisur gjithçka nga e para. Stadiumi do të jetë plot dhe me ndihmën e tifozëve mund të bëjmë mirë. Interi

vjen nga dy humbje radhazi dhe do të kërkojnë të ringrihen, por nuk duhet të harrojmë që vijnë pas një serie pozitive rezultates­h. Në këtë derbi, Interi vjen më mirë, por është ndeshje e veçantë dhe ne duam ta fitojmë. Nëse bllokojmë mirë lojën e tyre nga krahët, pra, Kandrevën dhe Perisiçin, do të kemi më shumë shanse për të shkuar në gjysmëfina­le. Nuk do ta markoj rreptësish­t Ikardin, por ata që përmenda më sipër", thotë Gatuzo për mënyrën si e ka përgatitur ndeshjen.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania