Panorama Sport (Albania)

Modesti Shezni: Gaboi Shiku, nuk e prita unë

"Jemi rikthyer, pasi ndryshuam taktikë dhe mentalitet"

- Përgatiti: LEDIO NASE

Tri ndeshje njëra pas tjetrës si titullar në kampionat dhe porta e Juventusit është e blinduar prej tetë sfidash radhazi. Vojceh Shezni ishte protagonis­ti i madh i finales së përballjes kundër ishRomës së tij, kur ndali Patrik Shikun në minutat shtesë dhe shoi ëndrrat e verdhekuqv­e për të shënuar në limite golin e barazimit. "Besoj se, më shumë sesa shpëtova rezultatin, gaboi Shik. Ai më goditi në trup... Pashë që Benatia u ngatërrua në momentin e kthimit prapa të topit dhe u përpoqa të bllokoj kuadratit: ajo pritje vlejti dy pikë më shumë dhe dy ditë pushimi".

KTHESA - Shezni ka modesti me tepri: "Me mbrojtësit që kam përpara meje, gjithçka është më e thjeshtë: kundërshta­rët kryejnë 2-3 goditje për ndeshje, nuk është e vështirë të luash kështu". Te bardhezinj­të, pas humbjes 2- 3 kundër Sampdorias, erdhi kthesa: "Qarkullon një frymë pozitive, kthesa u krye si në aspektin taktik, po ashtu edhe psikologji­k. Në fillim fitonim edhe 6- 2, por titujt kështu nuk fitohen, në veçanti Liga e Kampionëve. Trofetë vijnë duke mos pësuar, me 1-0 apo 2-0, si tani".

TITULLI? KATËR PRETENDENT­Ë - Fitorja me Romën e çoi në gjashtë pikë avantazhin e bardhezinj­ve nga skuadra e Euzebio Di Françeskos dhe, rrjedhimis­ht, shkëputi Napolin e Juven nga ndjekësit. Por, portieri nuk është plotësisht i bindur: "Edhe Roma e Interi po zhvillojnë një kampionat madhështor. Roma ndodhet 6 pikë prapa, por ka një ndeshje më pak dhe duhet akoma të luajmë në 'Olimpico'. Mendoj që si ata, po ashtu edhe zikaltrit, mund të luftojnë për titullin". Dhe mos i kërkoni të zgjedhë mes kampionati­t dhe Ligës së Kampionëve, pasi trofe ende nuk ka ngritur asnjë: "Këtu jemi te Juventusi dhe duhet të fitojmë në çdo kompeticio­n ku marrim pjesë. Pra, objektivi është të shkojmë deri në fund, më pas të shohim se çfarë do ndodhë".

BUFON, NJERI I MADH - Për këtë sezon, megjithatë, do i duhet të bëjë ende

"stafetën" me Xhixhi Bufonin: "Ai është një njeri i madh dhe një kampion, më ndihmon kur nuk luan dhe unë bëj të njëjtën gjë kur i takon atij. Eksperienc­a e tij është e rëndësishm­e për mua, e kam konsiderua­r gjithmonë portierin më të fortë në botë. Tani shoh edhe një person human, por nuk ishte një surprizë". E, kushedi, nëse tek Arsenali

po "kafshojnë duart" që e lanë të lirë në verë. "Kalimi te Juvja ishte zgjedhja e duhur për karrierën time dhe, në çdo rast, Arsenali ka një portier të madh si Çeh. Të gjithë jemi të lumtur". Mbi të gjithë, Juventusi: "E imagjinoj veten gjatë në këtë klub, në jetë më pëlqen stabilitet­i, nuk jam tipi që dëshiron të ndryshojë skuadër çdo 2-3 vite".

 ??  ?? Pritja e Sheznit ndaj Shikut, në kohën shtesë të Juve-Roma, që i dha fitoren bardhezinj­ve
Pritja e Sheznit ndaj Shikut, në kohën shtesë të Juve-Roma, që i dha fitoren bardhezinj­ve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania