Panorama Sport (Albania)

Kejn tripletë dhe lë pas Mesin: 56 gola në 52 ndeshje në 2017

Bomberi i vitit në Europë, thyen edhe Shirerin

-

Herri Kejn e përfundon 2017-ën ashtu siç e kishte nisur: duke shënuar. Në 1 janar shënoi një dopietë kundër Uotfordit dhe më 26 dhjetor, viktima e fundit u bë Sauthempto­ni, të cilëve u shënoi një tripletë në suksesin 5- 2. Pesë gola që hapin dhe mbyllin një vit të jashtëzako­nshëm për sulmuesin e Totenhemit, i cili vendos një rekord absolut. Pasi arriti 36 golat e Alan Shirerit gjatë një viti kalendarik të Premier Ligës (rekord 22-vjeçar), tani shkon në 39, por përveç kësaj bëhet edhe futbollist­i që ka shënuar më shumë gjatë vitit 2017 në kampionate­t kryesore të Europës: 56 gola në 52 ndeshje ndaj 54 të Lionel Mesit dhe 53 të Kristiano Ronaldos dhe Robert Levandovsk­it. Urimi i Shirerit - Mesazhi në "Twitter" i Shirerit, bomberit më të mirë në historinë e Premier Ligës, është një gjest kampioni: "Bëre një vit të shkëlqyer 2017. Meriton të mbash rekordin e numrit më të madh të golave në Premier Ligë gjatë një viti kalendarik. Bravo dhe vazhdo kështu".

Borxh një darkë - Ndërsa vetë fjalët e sulmuesit 24-vjeçar ishin: "Ishte e vështirë të mos mendoja se po e luaja këtë ndeshje i barabartë me rekordmeni­n e golave, Alan Shirer. Ashtu siç në radhë të parë doja të fitoja ndeshjen, doja edhe të shënoja. Duke e gjetur golin shpejt, e shijova shumë. Këtë vit jam rritur shumë fizikisht dhe eksperienc­a më ka bërë një futbollist më të mirë. Jam gati për çdo ndeshje, nuk e ndiej aspak ngarkesën sepse kam ngrënë

me rregull dhe kam mbajtur regjim të fortë. Ndihem shumë i freskët. U thash shokëve përpara ndeshjes që të më pasonin sa më shumë dhe tani u kam një darkë borxh. Kur ne jemi në formë dhe dalim me gjithë skuadrën përpara me pasime të shpejta, jemi shumë të vështirë për t'u ndalur". Kejn zgjedh edhe golin e preferuar për këtë vit: "Më pëlqeu në veçanti ai kundër Hadërsfill­dit nga jashtë zone me të majtën. Ishte një gol i bukur. Edhe goli i tretë ndaj Sauthempto­nit ishte i bukur, i treti ndaj Bërnlejt gjithashtu. Shpresoj që gjatë vitit 2018 të shënoj edhe më të bukur".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania