Panorama Sport (Albania)

Pep: S'do ndalemi kurrë

"Kam lojtarë që vrapojnë pafundësis­ht, s'ma prish gjumin rekordi me Bajernin"

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Pep Guardiola prem ton se lojtarët e Mançester Sitit nuk do të tolerojnë uljen e intensitet­it, ndërsa sot do të kërkojnë të thellojnë rekordin e fitoreve radhazi në Premier Ligë, në 18. Kryesuesit udhëtojnë drejt Njukasëlli­t për të luajtur ndeshjen e pestë në harkun e 14 ditëve. Por pavarësish­t kalendarit të ngjeshur festiv, trajneri katalanas nuk mendon se yjet e tij do ta heqin këmbën nga gazi. Aq më tepër që të karikuar akoma më shumë nga ndalesa e rivalëve të Junajtid dje me Bërnlejn, ata do ta dërgonin në 15 diferencën me vendin e dytë në rast të një fitoreje. "E kam thënë disa herë sezonin e shkuar se ne vrapojmë shumë. Si trajner jam shumë i zoti për ta bërë skuadrën të vrapojë me intensitet të lartë. Cilësia e lojtarëve që kam pasur te Barcelona, te Bajerni dhe tani këtu, bën diferencën". Skuadra e katalanasi­t nuk mposhtet prej 27 ndeshjesh në Premier Ligë, një rekord që ka nisur prej prillit. "Ne si staf jemi të aftë për t'i bindur këta lojtarë për vlerat e tyre, të jenë agresivë kur nuk e kanë topin sepse, pasi e kemi fituar atë, dimë t'i marrim shumë shpejtë vendimet. Nuk ka asnjë arsye për të thënë se nuk do të jemi në gjendje ta bëjmë këtë në të

ardhmen".

Rekordi i Bajernit - Siti udhëton drejt Njukasëlli­t duke ditur se janë vetëm 3 fitore larg thyerjes së rekordit europian të Bajernit të Mynihut (19 fitore radhazi), vendosur po nga Pep Guardiola. Por 46- vjeçari thotë se nuk mendon për këtë rekord. "Jetët tona janë më të mira kur fitojmë. Por nuk është se mua do të më zërë gjumi duke menduar se do ta thyej atë rekord. Nuk kam pasur mundësi ta shoh Njukasëlli­n gjatë ndeshjeve të Krishtlind­jeve, kështu që do ulem me stafin tim dhe përpiqem të zbuloj si luajnë". Por Pep di faktin se skuadra e Benitezit arriti vetëm fitoren e parë në 10 ndeshjet e fundit të Premier Ligës të shtunën kundër Uest Hemit. Dhe ai ka vendosur që të bëjë rrotacion sot: "Zhezus nuk luajti kundër Bornmëthit. Ai luajti 120 minuta ndaj Leiçesteri­t dhe është lojtari më i mirë në presingun lart në fushë që kam parë ndonjëherë. Danilo, Bernardo dhe Gyndoan na ndihmuan të gjithë kundër Bornmëthit. Sigurisht që do të bëjmë rrotacion. Kemi një ndeshje çdo 4 ditë. Do të luajnë të gjithë në këtë skuadër".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania