Panorama Sport (Albania)

Humels: Dua ta mbyll në një ekip të dorës së dytë

-

Mbrojtësi i skuadrës bavareze dhe kombëtares gjermane, Mats Humels, ka arritur të mbajë shiritin e kapitenit të kombëtares për herë të parë në ndeshjen e tij të 61-të përballë Anglisë. Kjo pasi numri një i portës, Manuel Nojer, ka vuajtur një dëmtim në shputën e këmbës. Në këtë mënyrë, ai ka qenë një prej stabilizat­orëve të mbrojtjes së kombëtares gjermane. Ai madje ka luajtur edhe me këpucë të çara vetëm që të mos lërë në baltë skuadrën në momentet më të vështira duke u kthyer në një prej lojtarëve kyç të kombëtares së drejtuar nga trajneri Joakim Lëv. Cilësitë e tij janë parë në çdo sfidë që ai ka luajtur me fanellën e kampionëve të botës: mënyra e pozicionim­it, sinkronizi­mi perfekt në goditjet e topit me kokë dhe duelet me kundërshta­rët e kanë shquar Mats Humelsin si një prej lojtarëve më të mirë të kësaj kombëtarej­e. Gjatë një deklarate për golat me kokë, Humels ka thënë se: "Është bukur kur topi fluturon në ajër dhe gjithmonë shkon te koka ime". Humels ka nisur në skuadrën e të rinjve te Bajerni me qëllimin për t'u shndërruar në një sulmues të suksesshëm por parametrat truporë të tij nuk e favorizuan, çka solli që ai të kthehej në repartin e mbrojtjes. 29-vjeçari ka folur edhe mbi përfundimi­n e karrierës ku planifikon të luajë sërish futboll, por ka shprehur se nuk kërkon më të luajë për para ose për një jetë luksoze. Në deklaratën e tij, Humels tha: "Në ditët e sotme nuk rrezikoj më si më parë. Pasi të përfundoj karrierën si profesioni­st do doja të luaja për një ekip të dorës së dytë vetëm për të shijuar futbollin e pastër, larg luksit dhe parave".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania