Panorama Sport (Albania)

Lilaj drejt largimit, e duan në Zvicër

Mesfushori kërkohet në Zvicër dhe Belgjikë, klubi në kërkim për gjetjen e zëvendësue­sit

- LLAZI SARO

Pas Bajram Jashanicës duket se edhe Sabjen Lilaj është pranë largimit nga Skënderbeu në merkaton e janarit. Pavarësish­t se është një nga lojtarët kyç të bardhekuqv­e dhe mbi të gjitha një nga pikat e forta të këtij ekipi, forma e të cilit shkëlqeu në Ligën e Europës, aq sa arriti edhe rikthimin në Kombëtaren, duket se po bën gati një tjetër aventurë jashtë vendit. Sinjalet janë të pastra për një largim, që lidhet edhe me faktin se, në fund të sezonit, lojtarit në fjalë i mbaron kontrata me Skënderbeu­n. Ndaj, klubi bardhekuq nuk kërkon që ta humbasë korçarin me parametër zero në merkaton e verës. Kjo bën që Skënderbeu të përfitojë maksimalis­ht për lojtarët në merkaton e janarit dhe Lilaj është pjesë e tyre. Duket se pas llogarive të bëra me laps dhe letër në dorë nga drejtuesit e skuadrës është zgjedhur që të përfitojnë sa të mundin nga transferim­i i Lilajt në një klub jashtë Shqipërie. Më pas, të mundohen që vendin e lënë bosh nga korçari ta mbyllin me një tjetër lojtar, ku rasti më i nxehtë është ai i Bathës, i cili, përmes të atit, u është vetofruar drejtuesve të Skënderbeu­t. Kjo do të mbante disi në balancë mesfushën e Skënderbeu­t duke zëvendësua­r një lojtar energjik dhe shumë të lëvizshëm si Lilaj me një tjetër futbollist të ngjashëm në tiparet e lojës, pavarësish­t se Lilaj po kalon një formë shumë herë më të mirë.

OFERTAT - Tundimet për lojtarin, që tashmë ka fituar edhe një vend në Kombëtare, nuk janë të pakta, dhe kjo është një tjetër arsye që presidenti Ardjan Takaj dhe bashkëpunë­torët e tij po mundohen të bëjnë lëvizjen e duhur në merkato. Sigurisht, objektivi i parë i klubit mbetet ruajtja e forcës së grupit për të mos e diskutuar titullin, por edhe ana financiare nuk mbetet pas. Duke parë që oferta konkrete për Lilajn ka pasur, kjo ka vënë në vështirësi ekipin, që po mendon seriozisht të lërë lojtarin të shikojë një aventurë jashtë vendit, që në merkaton e janarit dhe më pas të përpiqen të mbushin skuadrën me një tjetër lojtar me karakteris­tika të ngjashme me Lilajn. Për korçarin duket se ka insistim të vazhdueshë­m nga disa klube në Zvicër dhe Belgjikë, emrat e të cilëve po mbahen "sekret" nga ana e drejtuesve bardhekuq. Insistimi i tyre bëhet me dije se është mjaft i madh, aq sa flitet edhe për një ofertë zyrtare në drejtim të korçarit. Gjithsesi, mbetet që gjithçka të ndodhë në ditët e para të vitit 2018, atëherë kur ekipi të nisë fazën përgatitor­e në Antalia.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania