Panorama Sport (Albania)

Këshilla e ish-trajnerit: Bashkia të nxjerrë në shitje aksionet e Lushnjës

Ramadan / aballëku: 0uhen shtuar financimet për ekipin

-

Ish-mesfushori dhe ish-trajneri i Lushnjës, Ramadan Baballëku, në një prononcim për gazetën "Panorama Sport", tha se gjendja e Lushnjës në pjesën e parë të sezonit ka ardhur si pasojë e mungesës së sponsorit. "Ne kemi një kohë të gjatë që drejtohemi nga bashkia. Nuk kemi dëgjuar se a është klubi në shitje? A ka pasur kompani dhe shoqëri që kanë kërkuar blerje të aksioneve? Çfarë pengesash ka? Apo janë barriera artificial­e? Ne kemi dhe një bord drejtues. Por, nuk kemi asnjë informacio­n se çfarë bën ky bord. Pse nuk prononcohe­n këta drejtues të bordit? Çfarë bëjnë, marrin pagë mbi pagë? Unë kam punuar si trajner te Lushnja edhe me sponsor

edhe me bashki. Mendoj që bashkia duhet të afrojë kompani për të blerë aksione dhe të shtojë financimet për ekipin. Duhen bërë përpjekje dhe jo vit pas viti t'u merren lekët qytetarëve dhe t'i jepen futbollit. Edhe Asambleja ka përgjegjës­i dhe duhet të kërkojë llogari për këtë shpenzim të konsiderue­shëm. Aq më tepër kur

qytetarët mungojnë në stadium", u shpreh Baballëku.

STAFI - Ndërkohë, Baballëku ka përgëzuar punën e trajnerit Dedja në stadiumin "Roza Haxhiu". "Unë mendoj se nuk duhet kërkuar çdo gjë te trajneri. Mendoj se Dedja ka bërë një punë të mirë te Lushnja. Këta lojtarë që e lanë Lushnjën në vend të fundit, kush i mori?

Kush e bëri merkaton e verës te Lushnja? Duhet punuar me strategji. Mendoj se ekipit i duhet bërë një rinovim, një rikompozim. Nuk e di edhe sa do të presim që Lushnja të ketë fusha sportive. Kemi qenë kampion me moshat dhe tani jemi një kategori më poshtë. Nuk jemi as pretendent­ë për t'u ngjitur. Lushnja ka probleme që duhen zgjidhur dhe jo të rrinë në heshtje", ka mbyllur Baballëku, jo fort i kënaqur me drejtimin që i është bërë skuadrës në vitet e fundit.

EKIPI - Skuadrat e Kategorisë së Parë kanë marrë pushimet e fundvitit. Kështu që futbollist­ët myzeqarë gjatë këtyre ditëve stërviten shtëpinë e tyre. Sulmuesi i Naftëtarit, Arbër Allkanjari, dhe mbrojtësi i Shkumbinit, Orgest Musaku, e Renato Dervishi vazhdojnë përgatitje­t me verdhejesh­ilët në pritje për t'iu bashkuar skuadrave të tyre më 8 janar. Ky është edhe një shans për ta që të tregojnë aftësitë e tyre në sytë e trajnerit Dedja, i cili mund t'i përfshijë në ekip. Alban Alushi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania