Panorama Sport (Albania)

+artizani telefonon ,enato -rapin

3 -vje&ari është pjesë e Bolusporit në Turqi dhe ka kërkuar kohë për përgjigjen

- ARMAND HALILI

Partizani i është kthy er dhe njëherë tjetër pistës së Renato Arapit, mbrojtësi 31-vjeçar që luan te skuadra e Bolusporit, në ligën e parë turke dhe po bën një paraqitje të mirë. Mbrojtësi ka luajtur për pak kohë me të kuqtë në ndeshjet e Europës dhe pothuajse në çdo merkato është kontaktuar nga klubi kryeqyteta­s për një rikthim të mundshëm, por ai ka refuzuar. Burime pranë të kuqve kanë konfirmuar për "Panorama Sport" se ditët e fundit Arapi ka marrë një telefonatë nga një prej zyrtarëve të kryeqyteta­sve, i cili ka bërë një ofertë konkrete për ta pasur në ekip. Mësohet se Arapi nuk ka dhënë menjëherë një përgjigje konkrete, por ka kërkuar kohë të mendohet për disa ditë. Në rast se ai do të vendosë që të bashkohet me Partizanin, do të jetë pjesë e skuadrës që do të udhëtojë në Antalia për fazën përgatitor­e. Trajneri Starova ka kërkuar shërbimet e lojtarit dhe drejtuesit kanë nisur bisedimet për ta bindur atë që të rikthehet në Superiore. Arapi ka luajtur në vendin tonë për disa ekipe dhe, para se të firmoste me Partizanin, ai ishte pjesë e Skënderbeu­t, ku arriti të fitonte edhe tituj kampion. Ai mund të luajë në disa pozicione në mbrojtje, por duke parë zërat për një largim të Krasniqit jashtë vendit, Arapi mund të formojë dyshen e qendrës së bashku me Malotën, ose të zhvendoset në krah. Megjithatë, do të mbetet për t'u parë në rast se lojtari do t'u kthejë drejtuesve të kuq një përgjigje pozitive, apo do të vazhdojë me Bolusporin deri në fund të sezonit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania