Panorama Sport (Albania)

Vllaznia fiton 20 mijë dollarë, Hasani: Nuk ika si tradhtar

-

Vllaznia lë të lirë Edon Hasanin. Pasi mesfushori u fali 12 mijë euro dhe u gjobit me 3 milionë lekë të vjetër, drejtuesit i dhanë lejekalimi­n. Këtë gjë e pranoi vetë klubi mbrëmë me një komunikatë për mediat, ku ndër të tjera shkruante: "Lojtari kërkoi falje për këtë sjellje dhe ka bëri një kërkesë zyrtare për ndërprerje­n e kontratës me klubin tonë, duke hequr dorë nga disa pretendime financiare. Po ashtu, edhe Sepahani bëri një kërkesë zyrtare, duke ofruar edhe një shumë financiare. Në këto rrethana, pas një mbledhje të Këshillit Mbikëqyrës, ku i ftuar ishte edhe trajneri Ernest Gjoka, u vendos që futbollist­i të lejohet për t'u larguar. Kjo, ngaqë skuadra aktualisht ka shumë alternativ­a në repartin e mesfushës ku ai luan. Përpos kësaj, shuma që klubi përfiton nga ndërprerja e parakohshm­e e kësaj kontrate do të shërbejë për merkaton". “Panorama Sport” mëson se në arkën e klubit, Sepahani do të derdhë 20 mijë dollarë. Sakaq, po dje edhe Edon Hasani tha të vërtetat e tij, me anë të një postimi në "Instagram". "Zyrtarisht do ta vazhdoj karrierën time në Iran, te Sepahani. Në fillim të sezonit refuzova oferta më të mira për t'i qëndruar pranë Vllaznisë, por nëse do të më vinte një mundësi jashtë vendit, do ta kisha derën e hapur dhe kështu ndodhi. Përfitoi Vllaznia, përfitova edhe unë. Nuk kam lënë në baltë, tradhtuar e mashtruar askënd. I mirëkuptoj tifozët, të cilët kanë shkruar komente negative në rrjetet sociale, por siguroj që situata asnjëherë nuk ka qenë siç është pasqyruar. Jam i sigurt që situata te Vllaznia do të përmirësoh­et dhe ekipi do të rikthehet te rezultatet pozitive. Nuk jam larguar nga Vllaznia si shumë të tjerë me deklarata absurde, as me akuza, as me shpifje, por me mirëkuptim dhe me shpresën që më e mira do të ndodhë për ecurinë e klubit dhe ecurinë time sportive", shkruante ndër të tjera shkodrani.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania