Panorama Sport (Albania)

Luftëtari, 230 milionë lekë nga bashkia

Miratohet fondi për vitin 2018, bashkia ka 25% aksione në klub

-

Klubi i Luftëtarit funksionon si shoqëri aksionere prej dy vitesh, teksa 75% të aksioneve i takojnë presidenti­t Grigor Tavo, ndërsa 25% Bashkisë Gjirokastë­r. Dje, në mbledhjen e fundit për këtë vit të Këshillit Bashkiak, ku u diskutua dhe miratua buxheti për vitin 2018, një zë të rëndësishë­m kishte edhe klubi i futbollit. "Panorama Sport" mëson se këshilltar­ët bashkiakë votuan në unanimitet të plotë për t'i kaluar klubit Luftëtari shumën e 230 milionë lekëve të vjetër. Si pjesë jo pak e rëndësishm­e e shoqërisë aksionere, Bashkia Gjirokastë­r duket se i është përgjigjur më së miri presidenti­t Tavo, i cili natyrshëm është financuesi kryesor i Luftëtarit. Vetëm në sezonin e kaluar, ku bluzinjtë bënë një paraqitje spektakola­re duke e mbyllur kampionati­n në vendin e katërt dhe pranë zonës europiane, mësohet se janë shpenzuar 700 milionë lekë të vjetër. Këtu bëhet fjalë vetëm për kontratat e lojtarëve, stafit teknik dhe akomodimin. Klubi i Luftëtarit për çdo muaj ka një pagë fikse prej afro 10 milionë lekësh të vjetër për grumbullim­in në hotel të futbollist­ëve dhe trajtimin ushqimor. Ndërkohë, pas mbledhjes së djeshme në Bashki, një koment për atë që ndodhi la edhe vetë kryetarja Zamira Rami, duke lënë të kuptohet se edhe për futbollin ka pasur një unanimitet nga këshilltar­ët. "Për herë të parë, projekt- buxheti i Bashkisë Gjirokastë­r për vitin 2018 është miratuar në unanimitet të plotë. Faleminder­it të gjithë anëtarëve të Këshillit Bashkiak për mbështetje­n!", shkruhej në faqen zyrtare të kryebashki­akes. Tomor Shehu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania