Panorama Sport (Albania)

Jashanica mban peng korçarët, por sulmi është meraku i Dajës

Skënderbeu/ Rusët "driblojnë" bardhekuqt­ë për mbrojtësin kosovar

-

Korçarët janë ende në fazë pritjeje për të parë zhvillimet më të fundit për sa i përket hapësirës së merkatos që starton më 1 janar. Natyrisht që pas ndeshjes së fundit ndaj Teutës, klubi i Skënderbeu­t ka qenë në periudhë pushimi absolut sepse si lojtarët edhe drejtuesit kanë shijuar disa ditë për të qenë më të freskët për vijimin e punës. Megjithatë, sot drejtuesit e Skënderbeu­t do të takohen mes tyre për të vendosur më pas planifikim­in e merkatos. Pritet që trajneri Ilir Daja dhe presidenti­t Ardjan Takaj të takohen për të diskutuar mbi zhvillimet e

merkatos. Sigurisht që gjëja kryesore do të jetë afrimi i sulmuesve, atje ku edhe ekipi ka më shumë nevojë. Me vetëm Ali Souenë dhe Xhejms Adenijim në sulm, trajneri i Skënderbeu­t do t'i kërkojë presidenti­t që në merkaton e janarit të afrojë në ekip me çdo kusht dy lojtarë

ofensivë për të kompletuar repartin e avancuar. Kjo me sa duket është kërkesa parësore e trajnerit Ilir Daja ndaj presidenti­t Takaj, teksa do të bazohet në dy pika thelbësore. Fillimisht është zbrazëtia e sulmit që kërkon mbushjen e këtij reparti me lojtarë dhe më pas rritja e

konkurrenc­ës për qendërsulm­uesin Ali Soue, i cili, duke qenë i vetëm, e ka të sigurt formacioni­n. Për të marrë maksimumin nga ky lojtar duket se Takaj nuk do të kursehet për të plotësuar dëshirën e trajnerit të Skënderbeu­t. Ky duket se është reparti më i nxehtë, pasi në repartet e tjera do të ketë afrime vetëm nëse ka largime në janar, gjithnjë në interes të klubit. LARGIMET - Përveç merkatos në hyrje në takimin mes Dajës dhe Takajt do të flitet edhe për atë në dalje, e cila duket se e ka mbajtur ende pezull, pavarësish­t se ofertat për lojtarë të ndryshëm nuk mungojnë. I pari në listë është Bajram Jashanica, për të cilin sirenat e largimit bien më të forta se kurrë. Kjo pritet që të jetë një pikë tjetër e bisedimeve mes Takajt dhe Dajës edhe për vetë faktin se drejtuesit janë në një linjë për këtë çështje. Jashanica pritet që të largohet vetëm në rast se në klub do të vinte një ofertë që do të joshte financiari­sht Skënderbeu­n. Klubi që ka bërë ofertë zyrtare është Akhmat Grozni, në shifrën e 400 mijë dollarëve. "Panorama Sport" ka shkruar edhe më parë për këtë ofertë, por mësohet se së fundmi rusët po mbajnë gjithçka pezull dhe nuk është çudi që marrëveshj­a paraprake mes klubeve të prishet. Jashanica është një pikë e fortë e ekipit dhe largimi i tij lë një boshllëk të madh, aq më tepër që edhe tregu nuk ofron shumë. Llazi Saro

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania