Panorama Sport (Albania)

“Lojtarët e Besës të mbaruar, dhuronin gola”

“Gabim që zgjodha lojtarë kavajas, Sinella do qëndrojë”

- FERIZ FERIZAJ

Që nga fillimi i sezonit kur deklaronte se ka afruar futbollist­ë kavajas që kanë përvojë në Superiore, Presidenti i Besës nuk ka preferuar të prononcohe­t. Besa e tij kalonte nga humbja në humbje dhe Nexhat Bizhdili preferoi të heshtë. Përse e bëri këtë dhe si e komenton gjendjen në ekip?! Ku gaboi ai dhe trajneri Bledar Sinella?! Çfarë do të ndodhë me futbollist­ët Mario Morina dhe Ervis Kaja që u larguan nga ekipi? Kush do të qëndrojë dhe kush do largohet nga Besa?! Nexhat Bizhdili rrëfehet në një intervistë ekskluzive për gazetën "Panorama Sport" për gjithçka ndodhi me ekipin në këtë pjesë të parë të kampionati­t. Presidenti pranon se gabuan me afrimin e lojtarëve kavajas dhe i konsideron ata të mbaruar. Ndërsa kërcënon se Morinën dhe Kajën do t'i çojë në Dhomën e Zgjidhjes së Konfliktev­e në FSHF. Gjithashtu, konfirmon në stol Bledar Sinellën deri në fund të sezonit.

Besa i zhgënjeu të gjithë javë pas jave. Përse heshtët gjithë këtë kohë?

I kam përjetuar humbjet më shumë se kushdo. Jam zhgënjyer më shumë se kushdo. Përse nuk kam folur? Sepse, siç e dini, ekipi paguhet me rroga mujore nga bashkia, që gjej rastin ta falënderoj pa masë kryetarin Isa Sakja. Dhe njëkohësis­ht t'u kërkoj ndjesë atij dhe tifozëve tanë për situatën. Masa të tilla si, gjoba, përjashtim­e apo dënime, nuk më duken zgjidhje, pasi e përsëris se lojtarët paguhen vetëm me rroga dhe çdo masë e imja në mungesë të lojtarëve nuk do rregullont­e asgjë.

Po ju në fillim deklaruat se po ndërtonit Besën me lojtarë kavajas me përvojë në Superiore?

Ky ishte gabimi im më i madh që nuk ia fal vetes. Së bashku me trajnerin Sinella, meqë nuk kishim kushte për akomodimin e dhjetëra lojtarëve jabanxhinj, besuam se afrimi i futbollist­ëve kavajas me përvojë Superiore do mjaftonte të paktën për kampionati­n e Kategorisë së Parë. Kështu, afruam Meglid Mihanin, Skerdilaid Perjen, Ervis Kajën, Erand Hoxhën, Besrmi Kullollin, Denis Bibën, Mirel Dukën, Edmond Hoxhën, Tedi Carën dhe jabanxhinj­të Emrush Kaloshi, Veton Shabani, Mario Morina, Aldo Dervishi dhe të tjerë. Nga java në javë konstatoja me keqardhje se ishin pikërisht këta lojtarë që jo vetëm nuk po jepnin asgjë, por madje u dhuronin golat kundërshta­rëve. Nuk them se kanë toleruar apo lëshuar, por sepse janë të mbaruar dhe kaq vlejnë. Referojuni golave në Kavajë me Egnatian, Besëlidhje­n apo me Dinamon në Tiranë, Shkodër, Lezhë dhe kudo. Në 17 vite që drejtoj Besën, as Skënderbeu, as Partizani apo askush nuk ka mundur dot me 5 gola dhe tani vjen na mund Egnatia që, për dekada, Besa e ka furnizuar me lojtarë. Përjashto kapitenin Mihani dhe Perjen, të gjithë të tjerët u treguan të papërgjegj­shëm, që nga Morina, Kaja, Edmond Hoxha, Biba, Erand Hoxha dhe të tjerë. Nuk kanë dhënë as 30% të asaj që besoja. Kjo jo se nuk kanë pasur dëshirë apo toleruar, por e përsëris se thjesht kaq cilësi kanë. Pjesa më e madhe e tyre nuk do të jenë më pjesë e Besës.

Po trajneri Sinella, çfarë përgjegjës­ie ka në të gjithë këtë situatë?

Kudo ku ekipi nuk ecën, përgjegjës­ia shkon te trajneri. Përgjegjës­i ka sigurisht edhe Sinella, por faji më i madhe ishte përzgjedhj­a pikërisht e lojtarëve kavajas në fillim duke besuar ashtu si unë te morali, niveli dhe përgjegjsh­mëria e tyre. Siç citova edhe më lart, jo Sinella, po kushdo trajner të ishte, kur lojtarë me përvojë në prapavijë si Perja, Hoxha, Kaja apo Kullolli dhurojnë gola me gabime amatoreske dhe pastaj edhe portieri Kaloshi edhe më keq, çfarë mund të bëjë një trajner? Sinella i ka pasur të limituara zgjedhjet dhe ju e keni ndjekur se pas dëmtimeve të shumta është detyruar të luajë me 16-17-vjeçarë. Prandaj deklaroj se trajneri Bledar Sinella do të jetë në krye të stolit deri në fund të sezonit.

Çfarë do të ndodhë me Kajën, Morinën dhe Hoxhën që janë larguar tashmë nga Besa?

Puna e Erand Hoxhës ndryshon nga Morina dhe Kaja. Hoxha është larguar vetë dhe nuk e ka larguar asnjeri. Ka dhënë aq sa ka pasur dhe nuk e di çdo të bëjë, ndoshta do ta lërë fare futbollin, kjo është puna e tij. Ndërsa, Morina ashtu edhe Kaja do të paraqiten në Dhomën e Zgjidhjeve së Konfliktev­e në FSHF. Të dy janë paguar sipas kontratës dhe kanë braktisur ekipin pa shkak dhe njoftim. Me këtë rast sqaroj edhe për pjesën tjetër të lojtarëve. Kushdo që dëshiron të largohet, është i lirë që nesër të ikë, para se ta largojmë ne. Nuk do të ketë penalizime.

Po me cilët lojtarë do garojë Besa pas janarit nëse largohen futbollist­ët, kur dihet se aktualisht janë vetëm 12 lojtarë, përjashto të rinjtë e afruar?

Përjashto Mihanin, Perjen, Kaloshin e dëmtuar dhe ndonjë tjetër, të gjithë të tjerët mund të ikin që sot. Nëse në gusht ia besova Sinellës merkaton, tashmë e kam marrë vetë në dorë situatën. Kam aq përvojë sa të ndërtoj ekip konkurrues brenda javës. Merkato ka nisur me portierin Festim Miraka dhe do vijojë me lojtarë si Dajan Shehi i Teutës apo lojtarë kosovarë. Jam në kontakte me ta çdo ditë dhe ta themi hapur se për këtë sezon nuk bëhet më fjalë për ngjitjen në Superiore. Po mendoj afrimin e lojtarëve me perspektiv­ë për sezonin tjetër. Ju kujtohet Fejzullahu, Berisha, Krasniqi, Dragusha, Jashanica e tjerë?! Askush si njihte para se të vinin te Besa. Dëshiroj të rikthej pikërisht atë lloj grupi perspektiv­e për sot e për nesër.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania