Panorama Sport (Albania)

Tomori “pazar” në Skrapar, Sharavolli: Struktura na mban në lojë

-

Genald Sharavolli beson te surpriza. Mesfushori mendon se struktura e kampionati­t në fazën e tretë do t'i japë të drejtën Tomorit që të pretendojë shumë më shumë se vendi i 4-t. Në një prononcim për "Panorama Sport", 22vjeçari analizon ecurinë e ekipit përgjatë këtij gjysmëviti. "Ekipi ka bërë një fazë të parë pozitive, duke u klasifikua­r në vendin e 4-t. Kemi shanse të shumta për të pretenduar objektivat madhore, pasi edhe vetë struktura e kampionati­t na e lejon një gjë të tillë. Ndryshe nga vitet e tjera, këtë herë kemi treguar se jemi më të fortë dhe se rezultatet pozitive në transfertë nuk janë aspak një rastësi. Në 6 ndeshje kemi arritur të fitojmë 4 prej tyre dhe të humbasim vetëm 2. Grupi i lojtarëve është i kompletuar me të gjitha elementet e nevojshme, teksa besoj se nuk ka aspak nevojë për ndërhyrje në këtë merkato dimërore. Në këtë edicion, Tomori ka afruar shumë të rinj të talentuar, por më kryesorja ka sjellë në organikë lojtarë me përvojë që garantojnë të ardhme. Në pjesën e mbetur të kampionati­t kjo skuadër do të jetë akoma më e fortë, pasi luajmë në fushën tonë dhe gjithçka nuk do të jetë aspak e lehtë për kundërshta­rët. Sigurisht që mungesa e stadiumit tonë ka ndikuar disi në paraqitjet e bëra deri tani, mirëpo nuk duhet t'i rikthehemi kësaj historie, sepse përpara kemi kohën e mjaftueshm­e për të ndryshuar dhe rregulluar çdo gabim. Tomori është një 'kockë' e fortë në kampionati­n tonë dhe ne besojmë se mund të bëjmë mrekullinë. Nuk u trembemi rivalëve që ndodhen sipër nesh", përfundoi Sharavolli. MERKATO- Është ende e paqartë strategjia që do të ndjekin beratasit në këtë merkato dimërore. Zërat pranë klubit thonë se gjatë janarit nuk do të ketë asnjë ndërhyrje në lidhje me prurjet e reja dhe se do të mbetet i paprekshëm grupi aktual. Megjithatë, burime të gazetës tregojnë që drejtuesit po tentojnë të sjellin në Berat sulmuesin Oltion Guri, i cili aktualisht aktivizohe­t me Skraparin në Kategorinë e Dytë. Lojtari 22-vjeçar nuk ka kosto të lartë, ndaj gjasat janë që jetë afrimi i parë dhe i fundit për Tomorin. Eris Sylyku

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania