Panorama Sport (Albania)

Shkëndija drejt titullit, Pinari tregon sekretin e skuadrës

Trajneri: Dy lojtarë nga shkolla janë transferua­r në Kroaci

-

Shkëndija e Tiranës është duke shkëlqyer në kampionati­n U-19 të Kategorisë Superiore. Skuadra e drejtuar nga Luan Pinari renditet në vendin e parë me pikë ta barabarta me Partizanin, por me një ndeshje më pak. Me tetë fitore, dy barazime dhe asnjë humbje, skuadra kryeqyteta­se ka grumbullua­r 26 pikë duke shënuar 21 gola dhe pësuar vetëm nëntë. TRAJNERI - Në një prononcim për gazetën, trajneri Luan Pinari është i kënaqur për ecurinë e deritanish­me dhe tregon shembuj se si futbollist­ë që kanë luajtur me këtë ekip, e kanë vazhduar karrierën jashtë Shqipërisë. "E kemi nisur herët stërvitjen me skuadrën dhe e prisnim që të kishim këtë ecuri të deritanish­me. Mendoj se jemi brenda pritshmëri­ve që kemi pasur që në fillim. Unë i njoh shumë mirë se çfarë karakteris­tikash kanë dhe mendoj se deri tani jemi në rregull. Objektivi ynë është që të ruajmë

Shkëndija e Tiranës, e drejtuar nga Luan Pinari këtë ritëm dhe të mbetemi në vendet e para të renditjes. Gjithashtu, synimi i lojtarëve është që të stërviten maksimalis­ht dhe të rrisin edhe më shumë nivelin për të qenë gati, më pas për të luajtur me ekipet e para ku do të transferoh­en", shprehet fillimisht Pinari. I pyetur më pas se çfarë ndodh me këta lojtarë kur mbyllet sezoni dhe e kalojnë moshën, trajneri përgjigjet: "Këta lojtarë janë nën vëzhgim gjatë dy viteve të fundit të shkollës. Ata shihen më vëmendje dhe së bashku me trajnerët dhe me drejtuesit e shkollës, ndihmojnë për të hedhur hapin e rëndësishë­m që të kalojnë në ekipe të ndryshme. Avantazhi i tyre në shkollë janë kushtet dhe kohën që i kushtojnë stërvitjes, që kur të shkojnë në ekipet e para, të jenë në formën e tyre më të mirë fizike dhe tekniko-taktike. Në këtë grup janë gërshetuar cilësitë

teknike dhe dëshira e madhe e lojtarëve që duan të punojnë dhe japin kontribut maksimal". Më tej, Pinari tregon edhe rastet kur lojtarë të Shkëndijës janë transferua­r jashtë Shqipërisë dhe shanset që kanë. "Dy lojtarë, Jon Mersinaj dhe Lirim Kastrati, janë transferua­r te Lokomotiva e Zagrebit në Koraci. Nëse janë lojtarë që spikasin, shanset janë që të transferoh­en edhe jashtë", u shpreh Pinari. Trajneri veçoi kapitenin Enis Çokaj si lojtarin më të spikatur këtë sezon, i cili është edhe golashënue­si i skuadrës. Ky brez është një prej më të mirëve të viteve të fundit dhe këtë e tregon edhe ecuria e deritanish­me.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania