Panorama Sport (Albania)

Apolonia, frikë nga shpërbërja

Nga Krasniqi te Broshka, fierakët e kanë të vështirë të ruajnë këtë grup lojtarësh

- BUJAR RAMA

Në fillim të këtij se zoni, kur Apolo nia largoi shumë futbollist­ë dhe afroi kryesisht të rinj, një pjesë e mirë e opinionit ishin skeptikë për ecurinë e kësaj skuadre. Me një trajner të ri si Ndriçim Kashami, pakkush besonte te ky ekip. Por, Apolonia po surprizon me rezultatet e deritanish­me dhe renditet në vendin e 5-të me pikë të barabarta me Tomorin që është i katërti. Dhe gjatë pjesës së parë të sezonit, kanë rënë në sy disa lojtarë. Blerim Krasniqi është sulmuesi që ra në sy dhe ai do të jetë pjesë e Skënderbeu­t në sezonin në vazhdim. Mbetet vetëm të shihet nëse do arrijë të transferoh­et

që tani në janar apo në verë. Dy titullarë të tjerë që po kërkohen nga klube të ndryshme janë edhe dy mesfushorë­t, Klajdi Broshka dhe Taulant Hysenshaha­j. I pari 24 vjeç, pjesë e skuadrës prej katër vitesh, mund të largohet në këtë merkato janari. Gjithashtu, edhe Hysenshaha­j luan prej katër vitesh me Apoloninë. Të dy titullarë të padiskutue­shëm janë pikasur dhe kërkohen nga disa klube. Duke parë gjendjen që po kalon Apolonia, lojtarët e mirëpresin një transferim në Superiore. Vetë trajneri Kashami, në një intervistë për gazetën tr ditë më parë, deklaroi se në rast të largimit të këtyre titullarëv­e, do të ishte i detyruar që t'i zëvendëson­te me lojtarë të rinj.

LLAMBI - Pavarësish­t mungesave në Pogradec, fierakët shprehen të pakënaqur me nivelin e gjykimit në sfidën e fundit. Mesfushori Aldo Llambi shprehet: "Mund të humbasësh me Pogradecin dhe kjo nuk është çudi, pasi ata kanë ekip të mirë. Megjithatë, të vjen keq kur humbja vjen në mënyrë të tillë, ku ndikon dhe gjykimi. Vendime të padrejta dhe tedenciale në momente decizive të lojës janë të dëmshme". Për vlonjatin e Apolonisë, skuadra i ka të gjitha mundësitë që t'i përmbushë objektivat e sezonit, pasi grupi tanimë është harmonizua­r dhe funksionon mirë. "Kemi ardhur duke e rritur lojën tonë, falë dhe përshtatje­s me njëritjetr­in. Duke shpresuar që grupi të ruhet, unë besoj se ekipi do të vijë duke u përmirësua­r më shumë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania