Panorama Sport (Albania)

Besëlidhja, rikthehet dashuria për serbët

Drejtuesit lezhjanë kërkojnë shërbimet e mesfushori­t Milan Gjorgjeviç

-

Besëlidhja tashmë është lënë pushim dhe do të grumbulloh­et pas festive të fundvitit për të nisur minifazën dimërore. Merkatoja e janarit te Besëlidhja ka nisur që më 1 dhjetor kur skuadrës në stërvitje i është bashkuar sulmuesi serb Kosta Bajic, i cili do të zyrtarizoh­et shumë shpejt. Drejtuesit e skuadrës janë në bisedime për të rikthyer edhe mesfushori­n e majtë, serbin Milan Gjorgjevic, që është i njohur në Lezhë, pasi ka luajtur që nga janari i 2012-ës e deri në fund të sezonit 2015- 2016. Momentalis­ht, Milan Gjorgjevic luan me skuadrën OFK të Beogradit dhe i duhet leja nga ky klub për t'u rikthyer te Besëlidhja. "Fanella e skuadrës lezhjane për mua është shumë e dashur, pasi aty kam luajtur në moshën më të mirë, pra, kam pasur kulmin tim në fushën e futbollit. Përveç klubit, mua më pëlqen edhe qyteti dhe njerëzit, pasi aty kam banuar edhe me familjen time, bashkëshor­ten dhe vajzën. Ndaj për atë qytet kam shumë mall për arsyen e thjeshtë se aty kam kaluar shumë mirë. Fazën e parë të këtij sezoni e mbylla tek OFK e Beogradit, një skuadër shumë e njohur e futbollit serb. Kam një ofertë nga Besëlidhja, por ende jam në mes të OFK-së dhe Besëlidhje­s, këtë do ta ndaj pas festave. Të dyja këto skuadra kanë të njëjtin objektiv dhe po të thuash edhe histori. Duke përfituar nga kjo intervistë, dua që futbollist­ëve, drejtuesve teknikë, presidenti­t, po ashtu edhe gjithë tifozërisë lezhjane, t'iu uroj gëzuar festat e fundvitit!", përfundoi prononcimi­n e tij për gazetën "Panorama Sport" serbi Milan Gjorgjeviç. Preng Gjikola

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania