Panorama Sport (Albania)

Kutrone në lot: Ishte goli më i bukur i jetës

“E merituam kualifikim­in, Interit i kam shënuar me të rinjtë”

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Si një gjahtar goli, me një lëvizje prej veterani ar riti të dilte i vetëm përballë portës së Handanoviç­it dhe të bëhej heroi i Milanit. Patrik Kutrone, i predestinu­ar për t'u bërë një kampion i madh, me grintën, dëshirën, vendosmëri­në për të vendosur ndeshjen, ia doli të shënonte në derbi dhe t'i kualifikon­te kuqezinjtë në gjysmëfina­le. Sulmuesi i "Djallit" tregon lëvizjen e zgjuar, ëndrrat dhe objektivat e së ardhmes. Ai dëshiron të qëndrojë gjatë në skuadrën e Milanit dhe të bëjë histori. E ka nisur mirë, sepse me golin e djeshëm u bë golashënue­si i këtij sezoni me 9 të tillë.

SI NJË ËNDËRR- "Dhe ta mendosh që, përpara disa kohësh, isha pjesë e të rinjve dhe shënoja në derbi. Tani shënova në një ndeshje të vërtetë dhe ishte një ëndërr. Ky ësh- të goli më i bukur i karrierës sime deri tani. Festa në 'San Siro' është diçka që nuk do ta harroj kurrë. Ky është një publik i jashtëzako­nshëm".

RËNDËSIA- "Kjo ndeshje na duhej për moralin sepse derbi nuk mund të përshkruhe­t si një ndeshje normale. Tani ta shijojmë këtë fitore, këtë kualifikim në raundin e ardhshëm, ndërsa nesër të fillojmë të mendojmë për ndeshjen e radhës në kampionat kundër Fiorentinë­s. Duhet të bëjmë mirë edhe aty. Kemi bërë ndeshje të mira, por na kanë munguar pikët".

LËVIZJA- "U futa në fushë me dëshirën e madhe për të shënuar dhe për të ndihmuar skuadrën që ta fitonte këtë ndeshje. Janë lëvizje që vijnë nga vendosmëri­a për ta dërguar topin në rrjetë. Jam gjithmonë i uritur dhe punoj për të tilla momente. Jam shumë i lumtur për golin, por mbi të gjitha për kualifikim­in. Skuadra e meritonte një fitore të tillë sepse bëri një ndeshje të madhe".

OBJEKTIVAT- "Ëndrra ime tashmë është e realizuar, sepse luaj në një skuadër të madhe si Milani. Unë e dua dhe dua të qëndroj për shumë kohë në këtë ekip dhe të bëj histori. Jam i sigurt që do të dalim nga ky moment i vështirë në të cilin ndodhemi në kampionat".

DEDIKIMI- "Ishte për tifozët dhe për familjen time, e cila më qëndron pranë në çdo moment dhe më ka ndihmuar të rritem si në fushë, ashtu edhe jashtë saj".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania