Panorama Sport (Albania)

I lodhur te Zeniti, Mançini i thotë “po” Milanit

“Gazzetta dello Sport” zbulon bisedimet me trajnerin, ish-zikaltri është gati në çdo moment

-

Në ditën e derbit të Kupës së Italisë mes Milanit dhe Interit, për pankinën kuqezi fiton pikë gjithmonë e më shumë kandidatur­a e një ish-zikaltri. Sipas asaj që lexohet në faqet e djeshme të së përditshme­s "Gazzetta dello Sport", Roberto Mançini është i lodhur nga aventura ruse te Zeniti. Fakti që skuadra nuk po korr rezultatet që ai priste (ndjek e dyta në kampionat, 8 pikë larg Lokomotivë­s së Moskës), por edhe disa kushte që nuk i janë plotësuar në merkato, kanë bërë që mes italianit dhe drejtuesve të klubit nga Shën Pjetërburg diçka të kriset. Pikërisht kjo ka shtyrë drejtorët e Milanit, Fasone dhe Mirabeli, që të nisin kontaktet me 53vjeçarin, i cili i ka hapur rrugë mundësisë për të marrë drejtimin e skuadrës. Natyrisht që për momentin është Xhenaro Gatuzo në krye të skuadrës dhe ideja është që "Rino" do ta çojë deri në fund këtë sezon. Por, nëse gjërat vazhdojnë të ngecin siç ka ndodhur deri tani, Mançini ka premtuar se është gati që të shkëputet menjëherë nga Zeniti dhe të zbarkojë në Milano, ndonëse për sezonin e ardhshëm ky pakt pritet të ketë edhe firmat e nevojshme. Fasone dhe Mirabeli kanë vendosur që të drejtojnë "timonin" nga "Manço", duke u bazuar mbi të gjitha te kurrikulum­i i tij fitues, jo vetëm në Itali, por edhe në arenën europiane, siç bëri në Angli, me Mançester Sitin. Natyrisht që bisedimet mes palëve do të vazhdojnë, sepse në mes është paga e tij stratosfer­ike që fiton aktualisht (8 milionë euro në sezon), por edhe fakti se tundimi i Mançinit për t'u ulur në stolin e Kombëtares italiane, mund të nxjerrë papritur nga gara Milanin. Gjithsesi, e rëndësishm­e është që kontaktet e para mes palëve kanë qenë pozitive dhe gatishmëri­a e trajnerit nuk mungon...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania