Panorama Sport (Albania)

Kapelo: Bonuçi nuk është mbrojtës

“Me këmbë është ndër 3 më të saktët në botë, por te Juvja ia bënin punën të tjerët”

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Asnjëherë banal dhe kurrsesi nuk e frenon mendimin e tij përpara askujt. Fabio Kapelo, pas deklaratës se Milani ka blerë futbollist­ë mediokër dhe shpenzoi keq, gati 250 milionë euro në merkaton e verës, rikthehet të lëshojë një tjetër akuzë të fortë, e cila përfshin pikërisht atë, që pritej të ishte jo vetëm blerja më e madhe dhe e rëndësishm­e e Milanit, por edhe ajo e Serisë A. Këtë herë, në shënjestrë­n e "Don Fabios" ka hyrë Leonardo Bonuçi, kapiteni i Milanit, i cili merr një shuplakë të fortë nga trajneri aktual i kinezëve të Jiangsu Suning. "Nuk kam asnjë dyshim kur them se, kur ka topin në këmbë, ai është lojtari italian më i mirë në qarkullim dhe ndoshta një ndër tre të parët në botë. Por fakt është gjithashtu që ai nuk di të mbrojë. Ka probleme të mëdha dhe këto po shfaqen qartësisht tashmë që është transferua­r te Milani. Për atë, Juventusi ishte ambienti ideal për të vënë në fush1ë dhe në zbatim cilësitë e tij. Pikësëpari luante në një mbrojtje me tre, që është idealja për të, ndërsa te Milani, në një repart me katër, ka dalë jashtë orbite. Kjo do të thotë se te Juventusi i lejonin që të bënte edhe lojtarin e lirë, të kishte kontakt me topin dhe, në rast të një gabimi, kishte të tjerë që ia mbulonin gabimet që mund të bënte. Ndërsa te Milani është i detyruar që të udhëheqë ai repartin, aq më shumë një me 4 lojtarë, në të cilin ndihet jashtë abitati. Prandaj ai dhe i gjithë Milani në mbrojtje po vuajnë kaq shumë", u shpreh Fabio Kapelo. Ky i fundit, në intervistë­n e kaluar thumboi edhe pronarët kinezë të Milanit: "Zotërinjtë Li që e kanë në pronësi klubin nuk i njeh asnjë në Kinë. Ndërsa ata të Interit, grupi ' Suning', janë jo vetëm seriozë dhe të zgjuar, por janë një garanci për sukseset e zikaltërve".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania