Panorama Sport (Albania)

“Djalli” kërkon një sulmues, do të sakrifikoh­et Çalhanoglu

-

Ka qenë një fazë e parë e sezonit shumë zhgënjyese për mesfushori­n turk të Milanit, Hakan Çalhanoglu. Për turkun kishte pritshmëri të mëdha kur u transferua në verë te kuqezinjtë, por deri tani ka dhënë shumë pak nga çfarë pritej. Siç raporton gazeta gjermane "Sport Bild", 23-vjeçari mund të largohet në janar për të rigjetur formën e dikurshme. Për lojtarin interesohe­n dy ekipet e mëdha turke, Fenerbahçe dhe Gallatasar­aji, të cilat e dëshirojnë atë në formë huazimi. Megjithatë, Milani nuk është shumë i interesuar për të huazuar mesfushori­n, por ndoshta për kuqezinjtë, duke parë edhe problemet financiare, shitja do të ishte alternativ­a ideale. Madje, duke qëndruar edhe te lajmet e fundit që vijnë nga selia e "Djallit", drejtori sportiv, Masimilian­o Mirabeli, po mendon që ta nxjerrë në shitje Çalhanoglu­në, për të financuar një blerje në sulm. Milani, duke parë që Kaliniç dhe Silva nuk po japin atë që pritej, njerëzit e merkatos kuqezi kanë vënë në shënjestër tri alternativ­a. I pari është Pako Alkaser, "goma rezervë" e sulmit të Barcelonës, i cili vazhdon të grumbulloj­ë minutazh të paktë, pavarësish­t largimit të Nejmarit. Emri i dytë është ai i Olivie Zhiru, gjithashtu i bllokuar tek Arsenali, falë konkurrenc­ës me Lakazet dhe Sançez. Ndërsa i treti, por jo më pak i rëndësishm­i, është Manolo Gabadini. Sulmuesi italian aktualisht luan në Premier Ligë, me Sauthempto­nin, por pa dyshim që dëshira e tij është një rikthim në Serinë A, ku ka një "bast" personal për të fituar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania