Panorama Sport (Albania)

Sandro vlen 60 mln €, Juvja synon Kurzavën

Bardhezinj­ve u vetofrohet Felaini, ata e refuzojnë

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Tani nuk përbën më lajm fakti se mes Ale ks Sandros dhe Juventusit "ingranazhi" është bllokuar, duke qenë se vetë drejtori Xhuzepe Marota, një muaj më parë, i tregoi derën anësorit, nëse ishte i pakënaqur. Për mëngjarash­in brazilian janë të shumta ekipet e interesuar­a, ku spikasin tre angleze: Çelsi, Mançester Junajtid dhe Mançester Siti. Duke parë interesimi­n dhe faktin që klubet në fjalë nuk i kanë problem milionat, drejtuesit bardhezi do të hapin një ankand për shitjen e Sandros, duke nisur nga muaji janar. Çmimi bazë për bisedimet është 60 milionë euro, shifër kjo që nuk tremb as Çelsin, as Junajtid e as Sitin, ndonëse konkurrenc­a e fortë mes tyre mund të favorizojë Juven, duke qenë se nga kjo betejë, çmimi i lojtarit mund të rritet. Ndërkohë, për zëvendësue­sin e tij ka dalë në skenë një alternativ­ë e rëndësishm­e. Francezja "L'Equipe" nënvizon se klubi i PSG-së është i pakënaqur nga Lajvin Kurzava, i cili ka humbur vendin e titullarit kundrejt spanjollit Juri Bershishe. Kurzava është një dëshirë e vjetër e merkatos bardhezi, me Marotën dhe Paratiçin që e tentuan, përpara se ai të firmoste me PSG-në, por ndoshta ky është rasti i duhur për të gjetur një akord. Për më shumë, fakti që parisienët janë të shtyrë edhe nga normat e "Fair Play"-t financiar për të shitur, e bën edhe më të thjeshtë një akord me palëve, duke qenë se për 25-vjeçarin, francezët nuk kërkojnë më tepër se 25 milionë euro.

REFUZOHET FELAINI - Maruan Felaini është në skadencë kontrate në qershor me Mançester Junajtid dhe është ende i pavendosur për të ardhmen e tij, duke parë se nga "Djajtë e kuq" nuk ka ardhur ende një sinjal për një rinovim të mundshëm. Fakti që ai në verë mund të largohet me parametër zero, rregullat e FIFA-s e lejojnë atë që të nisë kontaktet që në merkaton e janarit dhe të nën-

shkruajë që në dimër, një marrëveshj­e për verën e ardhshme. Ndonëse lajmet e ditëve të fundit flisnin për oferta të shumta në drejtim të tij nga kampionati kinez, disa prej tabloidëve angleze, dje kanë nënvizuar faktin se 30-vjeçari Felaini i është vetofruar klubit të Juventusit. Gjithsesi, nga kampionët e Italisë në fuqi ka ardhur një refuzim i ftohtë dhe ideja për të luajtur me ta ka sfumuar përfundimi­sht për mesfushori­n e Mançester Junajtid.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania