Panorama Sport (Albania)

"Ronaldon e adhuroja, por tani e mund"

-

Adhurimit për Kristiano Ronaldon i ka ardhur fundi. Kilian Mbape tani ka nisur rrugëtimin për t'u bërë më i miri në botë dhe thotë se dëshiron ta mposhtë në "Bernabeu". Në një intervistë për "Marca"-n, ai tregon objektivat e tij për të ardhmen. REAL-PSG- "Është si një finale. Do të luajnë dy ekipet më të mira në botë. Mirë, Reali është ekipi më i mirë në botë, ndërsa ne po rritemi". "BERNABEU"- "Kam luajtur në stadiume të mëdhenj, por kurrë në ' Bernabeu'. Është hera e parë dhe kam dëshirë ta fitoj këtë ndeshje. Duhet ta respektojm­ë Realin, por kur të zbresim në fushë nuk ka vend për të tilla gjëra. Duhet thjesht të bëjmë maksimumin për t'i dhënë një mesazh botës së futbollit". REALI- "Më pëlqen në gjithçka. Është klub i kompletuar dhe ka lojtarë të mëdhenj, të cilët luajnë bashkë prej disa vitesh".

RONALDO- "Është idhulli i fëmijërisë time. Ishte bukur ta takoja, por tani unë jam vetë lojtar dhe dua të fitoj. Pak më intereson fakti që e kam pasur idhull. E adhuroja kur isha i vogël, por jo tani. Është e vërtetë që mësova shumë gjëra prej tij, ndërsa tani po luaj me Nejmarin. Edhe ai është në të njëjtin nivel si Kristiano".

MCN- "Nuk mendojmë aspak për këtë gjë. Ne nuk duam të jemi sulmi më i mirë në botë, por thjesht ekipi më i mirë në botë".

PSG- "Zgjodha PSG-në sepse është ekipi i qytetit tim. Është njëlloj si një fëmijë madrilen të luajë për Realin. Unë doja të luaja për PSG-në dhe jam shumë i lumtur që ndodhi". REALI- "Jam i ri dhe në të ardhmen mund të ndodhin shumë gjëra, por unë tani jam pjesë e PSG-së dhe nuk kam ndërmend të largohem. Nëse kjo skuadër rritet bashkë me mua, s'kam asnjë qëllim të iki". VARAN- "Do të përballem me të në Champions. Kam raport të shkëlqyer dhe ai lojtar është një shembull që duhet ndjekur. Është profesioni­st, i respektuar dhe ka fituar shumë tituj. Jemi të lumtur që e kemi në kombëtaren franceze". FRANCA- "Nuk jemi favoritët për ta fituar këtë kompeticio­n. Është Spanja, Anglia dhe Brazili. Por edhe ne do të bëjmë gjithçka dhe do të tregojmë që kemi forcë. Në të shkuarën kam pasur idhull Zidanin. Por, atë e duan edhe tani në Francë. Ajo që po bën te Reali është e mrekullues­hme dhe është një trajner i madh".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania