Panorama Sport (Albania)

Van Dijk te Liverpuli për 75 mln paund

Holandezi 26-vjeçar bëhet mbrojtësi më i shtrenjtë në histori

-

Goditja më e madhe e merkatos së janarit ka ardhur ndoshta që përpara se ajo të çelet zyrtarisht. Virgil Van Dijk është zyrtarisht një futbollist i Liverpulit. Lajmi është zyrtarizua­r nga të dyja klubet dhe në arkat e Sauthempto­nit shkojnë 75 milionë paund (afro 84 milionë euro). Holandezi bëhet kështu mbrojtësi më i shtrenjtë në historinë e futbollit. Van Dijk kreu vizitat mjekësore ditën e mërkurë dhe Liverpuli njoftoi lajmin me një foto të holandezit postuar në "Twitter" duke pozuar me fanellën me numrin 4 përpara pemës së Krishtlind­jes në shtëpinë e tij. Bisedimet për transferim­in e 26-vjeçarit u intensifik­uan gjatë ditëve të fundit dhe ai u la jashtë nga Sauthempto­ni në ndeshjen kundër Totenhemit. Edhe Mançester Siti ishte në negociata me lojtarin, por nuk pranoi kurrsesi që të paguante një shifër të tillë. Nga 75 milionë paundët që e bëjnë Van Dijkun blerjen më të shtrenjtë në historinë e "reds"-ave, 10% (7.5 milionë) do të shkojnë për ish-klubin e tij, Sëlltikun. Lojtari pritet që të fitojë rreth 200 mijë paund në javë nga kontrata në "Anfield", kohëzgjatj­a e së cilës nuk bëhet ende me dije. Van Dijk ishte një objektiv i Klopit që në merkaton e verës, aq sa Sauthempto­ni kërcënoi me gjyq Liverpulin se i ishte afruar në mënyrë të paligjshme futbollist­it të tyre duke sjellë më pas edhe ndjesën dhe tërheqjen e "reds"ave. Por vullneti i futbollist­it ishte që të transferoh­ej në "Anfield" dhe dëshira e tij vendosi në fund. Van Dijk pritet të jetë zgjidhja e problemeve në mbrojtje për skuadrën e kuqe, e cila e ka pasur gjithnjë prapavijën Thembrën e saj të Akilit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania