Panorama Sport (Albania)

Siti feston për herë të 18-të falë Sterling

Goli i 200-të me Guardiolën në stol, shkatërron murin e Benitezit

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Premier Liga i ka orët e numëruara: derbin spanjoll në tokën angleze mes Benitezit dhe Guardiolës e fiton tekniku i “qytetarëve”, i cili fluturon 15 pikë përpara kushërinjv­e të Junajtid, që frenuan të martën ndaj Bërnlejt (2-2). Një kampionat me të vërtetë me një sens unik, sepse pas 20 javësh Siti ka fituar 19 herë (kjo ishte e 18ta radhazi), duke frenuar vetëm në një rast, në javën e dytë, me 1-1 kundër Evertonit. Mbrëmë mjaftoi vetëm një prekje gjeniale e Sterling për të dërguar në tapet bardhezinj­të, të cilët sot janë -1 pikë nga zona e rënies.

Ndeshja - Danilo, Gundoan dhe Bernardo Silva janë të vetmet ndryshime që ishtekniku i Barçës dhe Bajernit bën në krahasim me 11-shen që hodhi në fushë në fitoren 4-0 ndaj Bornmëthit 4 ditë më parë. Por në fushë nuk ka histori. Siti dominon dhe prodhon një presing asfiksues që sjell rikuperimi­n e menjëhersh­ëm të topit (në pushim shkohet me 84% të zotërimit të topit, 15 goditje drejt portës dhe 359 pasime me shumë sesa kundërshta­ri). Fernandinj­o luan edhe në qendër të mbrojtjes pas dëmtimit muskulor të Kompanisë në 10'. Por muri i Benitezit do të thyhet pas gjysmë ore lojë, kur Sterling shfrytëzon dhuratën e radhës paketuar nga De Brujne dhe godet fluturimth­i duke nxjerrë jashtë loje Eliotin. Një supremaci çarmatosës­e që shfaq vetëm një moment dobësie, atë në minutën e 34-ët, kur Arons përfiton nga

një gabim i mbrojtjes dhe kalon Edersonin, por Otamendi shpëton mbi vijën fatale. Në pjesën e dytë muzika nuk ndryshon: De Brujne gjen shtyllën në minutën e 65- të, Aguero shënon, por është në pozicion jashtë loje (“qymyrxhinj­të” janë viktima e preferuar e Kun, 11 gola). Djemtë e Guardiolës

menaxhojnë më së miri avantazhin dhe kalojnë vetëm një drithërimë, pak sekonda përpara minutës së fundit, kur goditja me kokë e Gejle përfundon për pak jashtë. Por në “St James’ Park”, Guardiola paketon dhuratën e radhës së Krishtlind­jeve: fluturon +15 pikë nga Murinjo.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania