Panorama Sport (Albania)

Sven Ulraish, shtylla e re e Bajernit

I tre portierëve të skuadrës bavareze për gjysmën e sezonit

-

Gjysma e parë e sezonit ka shkuar mjaft mirë për skuadrën e Bajernit, e cila ka arritur ta mbyllë e para në klasifikim sa i përket Bundesligë­s, si dhe ka eliminuar Dortmundin nga Kupa e Gjermanisë. Mirëpo, një prej reparteve më të përfolura në gjysmën e parë të sezonit ka qenë edhe porta e skuadrës bavareze, e cila ka parë tre portierë të ndryshëm përgjatë raundit të parë. Për këtë arsye, e përditshmj­a gjermane, "Tz", ka bërë një vlerësim të tre portierëve të Bajernit.

Nojer- Numri një i portës së Bajernit ka arritur të luajë vetëm në tre sfida të Bundesligë­s dhe një në Champions, ku më pas ka mbetur i dëmtuar duke humbur pjesën tjetër të gjysmës së parë të sezonit. Fakti që ai është ende duke ecur me paterica, ka lënë të kuptohet se rikthimi i tij do të vijë edhe më vonë nga se pritej. Vlerësimi: 5 Shtarke- Portieri i tretë i bavarezëve e kishte mbyllur karrierën në verën e kaluar me skuadrën e rekordmenë­ve gjermanë, por pas dëmtimit të Sven Ulraish dhe Manuel Nojer, trajneri Jup Hejnkes e ka thërritur sërish në krye të detyrës. Në sfidat me Frankfurti­n dhe Këlnin, Shtarke e ka mbajtur rrjetën e portës të paprekur duke shfaqur një paraqitje mjaft të mirë. Vlerësimi: 7

Ulraish- Me dëmtimin e Manuel Nojerit, detyra e gardianit të portës bavareze i ka kaluar menjëherë 29vjeçarit, Sven Ulraish, i cili u shndërrua në një nga lojtarët kyç të formacioni­t bavarez. Gjatë gjysmës së parë ai priti pesë penallti. Vlerësimi: 10

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania