Panorama Sport (Albania)

Hicfeld: Nojer s'do t'i mungojë kombëtares

-

Legjenda e futbollit gjerman, Otmar Hicfeld, ka folur gjatë një interviste për mediat gjermane lidhur me dëmtimin e portierit të kombëtares gjermane dhe Bajernit, Manuel Nojer. Sipas tij, ky dëmtim nuk do të ishte një problem i madh për skuadrën e teknikut Joakim Lëv, kjo pasi kombëtarja ka mjaft alternativ­a në portë. Gjatë kësaj interviste, Hicfeld ka thënë: "Nuk mendoj se dëmtimi i Manuel Nojerit do të jetë një problem i madh për Joakim Lëv. Kombëtarja jonë ka shumë alternativ­a me mjaft potencial. Një shembull i tillë është pikërisht MarkAndre Ter Shtegen, i cili ka shfaqur gjithmonë një paraqitje të mirë, qoftë me kombëtaren, ashtu edhe me klubin e Barcelonës". Hicfeld, i cili ka hequr dorë nga karriera si trajner prej tri vitesh, ka sqaruar edhe mbi një rikthim të mundshëm në botën e futbollit. Mirëpo, ashtu sikurse trajneri i Bajernit, Jup Hejnkes, Hicfeld përpiqet ta mbajë veten në formë falë një palestre që ka në shtëpinë e tij. "Kam një palestër në shtëpi, thjesht për të mbajtur muskujt në formë. Shkoj atje vetëm dy ditë në javë". Sa i përket një rikthimi të mundshëm në pankinë, Hicfeld ka treguar për mediat gjermane se tanimë i ka kushtuar kohë vetëm jetës së tij private dhe ndihet mjaft mirë për këtë pjesë. Në këtë deklaratë, ish- trajneri ka thënë: "Tanimë bëj çdo ditë xhiro me biçikletë dhe gjatë xhirove dëgjoj muzikën time të preferuar si Bitëllsat dhe Rolling Stounsat. Kam hequr dorë nga jeta e mëparshme si trajner. Ajo ishte e mbushur me shumë presion dhe qetësia që po përjetoj në jetën time të re larg futbollit nuk më jep më asnjë shkak që t'i rikthehem jetës sime të vjetër. Jup Hejnkes me të vërtetë që i është rikthyer futbollit, por trajnerët e tjerë në Bundesligë kanë më shumë energji falë moshës më të re. E njëjta gjë ndodh edhe me mua".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania