Panorama Sport (Albania)

Humels, apel Bajernit S'dua sforco për pushime

"Kam nevojë për qetësi, do jetë një sezon shumë intensiv"

- Përgatiti: ANTON LUMEZI

Mbrojtësi i rekord menëve gjer manë, Mats Humels, ka folur gjatë një deklarate për mediat gjermane lidhur me rëndësinë e pushimeve dimërore pas një raundi tepër të lodhshëm me skuadrën bavareze. Ekipi i Bajernit do të pushojë deri në datën 2 janar, kur më pas do të nisen drejt Dohas në Katar për të vijuar me një seancë pesëditore stërvitjej­e intensive, e cila në datën 12 do të ndiqet nga sfida e parë në Bundesligë për gjysmën e dytë të sezonit përballë skuadrës së Leverkusen­it. Sipas mbrojtësit Humels, këto pushime do të jenë gjëja e duhur për të rikuperuar energjitë e humbura në pjesën e parë të sezonit 2017/18 ku tha: "Pushimet dimërore janë një faktor mjaft i rëndësishë­m për të rikuperuar gjendjen fizike dhe mendore. Tanimë duhet të mbroj veten mirë nga çdo gjë dhe të marr kohën që më duhet për të rimbledhur energjitë që kam humbur gjatë raundit të parë të këtij sezoni. Tani nuk dua të jem shumë aktiv në ditët e pushimit, pasi dua të marr maksimumin e energjive, për të cilat ka nevojë trupi im. Në këto pushime do të qëndroj në Mynih së bashku me familjen time dhe më pas do mundohemi të shkëputemi nga këtu për disa ditë. Fakti që bashkëshor­tja ime është në pritje të një fëmije, na kushtëzon për të udhëtuar larg, ndaj do të zgjedhim një vend sa më të afërt. Do më duhen në maksimum këto pushime, sidomos me fazën e dytë të sezonit, e cila do të jetë edhe më intensive si ajo e para. Në datën dy do nisemi drejt Katarit për një fazë të rëndësishm­e stërvitore dhe nuk do të kemi më mundësinë të pushojmë deri në muajin qershor. Më pas, fokusi kryesor do jetë në Kupën e Botës, ku do na duhet të mbrojmë titullin".

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania