Panorama Sport (Albania)

Partizani do Arapin, Adorjan u ngec në derë

Të kuqtë telefonojn­ë mbrojtësin që luan në Turqi, pritet akordi

- ARMAND HALILI

Kristian Adorjan, mesfushori hun garez i ardhur me shumë bujë te skuadra e Partizanit, nuk është më në planet e stafit teknik, të cilët janë duke u munduar të gjejnë një zgjidhje për të prishur kontratën e tij. Hungarezi, kartoni i të cilit është në pronësi të skuadrës italiane te Seria B, Novara, është aktivizuar në një pjesë të mirë të ndeshjeve me të kuqtë, por nuk ka arritur të bindë, edhe pse në kohën që ekipi drejtohej nga Iuliano kishte një vend në formacioni­n bazë. Por, ajo që po shqetëson më shumë në këto momente drejtuesit e Partizanit është rroga e majme që futbollist­i merr. Burime të besueshme pranë klubit kryeqyteta­s, kanë bërë me dije se Adorjan përfiton një rrogë prej 9 mijë eurosh në muaj dhe në rast se klubi i kuq arrin të shkëpusë marrëdhëni­et me lojtarin, ky buxhet mund të përdoret për të marrë një tjetër lojtar cilësor. Por, problemi i vetëm është klubi i Novarës që e ka dhënë në huazim futbollist­in te Partizani. Në bazë të rregullave të huazimeve, Adorjan duhet të kthehet sërish te Novara dhe më pas është ky klub i gjen një tjetër skuadër. Por, italianët nuk kanë pranuar që futbollist­i të rikthehet në skuadër pa mbaruar kontrata që ka me Partizanin.

ALTERNATI<AT - Duke parë refuzimin e Novarës, të kuqtë mësohet se kanë hyrë

në bisedime me menaxherin e mesfushori­t, në mënyrë që të gjendet një tjetër skuadër, ku Adorjan të vazhdojë karrierën e tij futbollist­ike. Deri në këto momente, një klub i tillë nuk është gjetur dhe praktikish­t Adorjan është pjesë e Partizanit. Nuk përjashtoh­et

mundësia që menaxheri i futbollist­it të gjejë një tjetër skuadër për futbollist­in dhe Partizani të shkëpusë marrëdhëni­et me të. Edhe Novara mësohet se ka dhënë miratimin e saj për një lëvizje të tillë. Por, nëse kjo zgjidhje nuk arrin të realizohet,

atëherë drejtuesit e Partizanit do të jenë të detyruar që të paguajnë futbollist­in me rrogën e tij deri në fund të sezonit, ashtu siç është firmosur edhe kontrata, pavarësish­t nëse lojtari luan apo jo në ndeshjet e mbetura të këtij sezoni futbollist­ik.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania