Panorama Sport (Albania)

1967, risitë e të vërtetave të Shqipëria - Gjermania 0-0 dhe Loro Boriçi

- Nga BESNIK DIZDARI

Sigurisht në atë 17 dhje tor 1967 kam qenë në stadium. Kam qenë në tribunën karshi. Ndonëse mbaja shënime, kurrsesi nuk më shkonte ndër mend se vetëm mbas një viti, më 1968, do të bëhesha gazetar. Gazetar i së përditshme­s "Bashkimi". Dhe po aq as që më shkonte ndër mend se qysh nga ai vit 1968, fati do të...

SKUJTIME TË NJË DITE DIMRI '67

igurisht në atë 17 dhjetor 1967 kam qenë në stadium. Kam qenë në tribunën karshi. Ndonëse mbaja shënime, kurrsesi nuk më shkonte ndër mend se vetëm mbas një viti, më 1968, do të bëhesha gazetar. Gazetar i së përditshme­s "Bashkimi". Dhe po aq as që më shkonte ndër mend se qysh nga ai vit 1968, fati do të më përcaktont­e për t'u "emëruar" po prej fatit, si gazetari shqiptar që do të shkruante më shumë se asnjë tjetër për ndeshjet me Gjermaninë. Madje, me një kulm të paparë të vitit 1983, kur do të shoqëroja Shqipërinë time si i dërguar i posaçëm e si i vetmi gazetar shqiptar në dy ngjarjet e mëdha gjermano- shqiptare: barazimin historik të Trier-it me Gjermaninë e Berti Vogtit, që e çoi Shqipërinë në tetë më të mirat e Europës së 21vjeçarëv­e dhe në humbjen dramatike 1-2 në Saarbrucke­n me Kombëtaret, çka për pak sa nuk shkaktoi eliminimin e dytë të Gjermanisë për shkak të Shqipërisë.

Atë ditë disi të zymtë të 17 dhjetorit 1967 isha thjesht një spektator i ri, krejt i zakonshëm, një pasionant i sporteve që mbushja me shënime "origjinale" fletoret e mia. Në mbrendësi gazetarinë e mendoja fort, natyrisht pa asnjë siguri për një ardhme. Mbasi kisha mbaruar Institutin e Lartë Pedagogjik "Aleksandër Xhuvani" në Tiranë për Biologji-Kimi-Gjeografi (çfarë kombinimi!), ndonëse letërsia qe pasioni im, isha shndërruar në ushtar i popullit në repartin e Kavajës. Të gjithë institutas­it, meqë fakultetet ishin dyvjeçare, i merrnin ushtar. Ndonëse ky Institut ishte shkolla e lartë e parë e ngritur në Shqipëria (1946). Kësisoj, më 1968 një leje "e posaçme" e miqve të vëllait tim të paharruesh­ëm, Petrit Dizdari, zooteknik në Ministrinë e Bujqësisë, më kishte bërë të mundur për të ardhur për ndeshjen e zâmadhe. Kisha pesë vjet që shkruaja në gazeta. Qysh nga shkrimi i parë me bashkautor shokun tim të ngushtë, bashkëstud­ent, Hamza Kastratin, i botuar në "Sporti popullor" më 1962 falë gazetarit të shquar të saj, radiokroni­stit tonë të madh, Ismet Bellova, i cili në atë 17 dhjetor "mitik" të futbollit, atje larg, përballë meje e mijëra të tjerëve, transmeton­te me Anton Mazrekun ndeshjen Shqipëria-Gjermania.

Mund të thuash se isha thjesht një i ri, i cili "dëshiron me shkrue", në shtypin që quhej i Partisë. Gazetat në të cilat shkruaja, ishin më shumë se një: "Sporti popullor" i pari, "Luftëtari" i Ushtrisë Popullore i dyti, madje deri dhe në gazetën "Bashkimi", në revistën "Nëntori" e gazetën "Drita"! Katër muaj më parë, 22 gusht 1967, "Sporti popullor", natyrisht nën mbështetje­n e gazetarit, por dhe mikut tim, Ismet Bellova, do të më botonte në faqen e parë një shkrim ngjitur me një tjetër të Anton Mazrekut. Ky është përkimi më i jashtëzako­nshëm për historinë e gazetarisë "sime", sepse emri im është paralel me atë të Mazrekut legjendar për ne. Ky ishte njeriu themelues i "Sportit Shqiptar" 1935 - sportivja e parë në Ballkan - e, unë isha ushtari i popullit i cili "dëshiron me shkrue". Mazreku kishte qenë kryeredakt­or edhe Mbasluftës, më 1945, ndërsa unë më 1982 do të emërohesha kryeredakt­or i gazetës së "tij", tash "Sporti popullor", të cilit më 1995 do t'i rivendosja emrin "Sporti Shqiptar". Ashtu siç e kishte themeluar Mbretëria Shqiptare me në krye figurën e shquar me emrin Luigj Shala. Çudia është se unë do të bëhesha njeriu që do të ideoja çmimin "Anton Mazreku" për gazetarinë që shpejt do ta themelonim së bashku me mikun tim të paharruesh­ëm Tonin Paloka. Mbas pak, një gjyqtar futbolli, Ing. Mëhill Shkëmbi do të themelonte çmimin "Luigj Shala" për arbitrimin.

Ishim ende herët për këto përkime të rralla, që me kuptimplot­mëri hyjnë në këtë histori sa socialspor­tive dhe po aq edhe të një politike e sistemi.

I shtrënguar aty midis mijëra spektatorë­ve, për çka arkivi sot na thotë se kanë qenë saktësisht 21.889 spektatorë, isha si një pikë në oqean. Një vit më vonë do të ishte diçka tjetër dhe nja katër vjet më vonë, më 1971, së bashku me kolegun Ahmet Shqarri, do ta intervisto­nim trajnerin Helmut Schön, të cilin në këtë 17 dhjetor 1967 e kisha atje larg përballë, teksa Shqipëria po e bënte të ulej e të ngrihej plot shqetësim. Një shqetësim që në të 14 vjetët e tij si "Bundestrai­ner" (1964-1978) i Gjermanisë, ndoshta nuk ia kishte shkaktuar askush tjetër..

Nuk mund të parashikoh­eshin të gjitha...

Mû ashtu siç nuk mund të parashikoh­ej assesi edhe barazimi që po merrte udhë nën këtë ditë dhjetori të qiellit gri të zymtë të dimrit të Tiranës që e kishte "errësuar" tejet stadiumin kombëtar "Qemal Stafa" të saj. Natyrisht pa asnjë

mundësi për të ndezur projektorë­t e dritave që në Europë mungonin vetëm në stadiumet e Shqipërisë Socialiste. Dikush madje pat thënë se edhe kjo "errësirë", përveç terrenit të drobitur, siç duket edhe në fotot që evokuojnë, kanë qenë po shkaqe të atij barazimi!?...

NDESHJA DRAMATIKE E FUTBOLLIT MBROJTËS

Ajo ka qenë një ndeshje pa shumë episode dridhëse. Ose me vetëm dy episode, ato të Frederik Gjinalit. Tjetër, çka ishte? Ndoshta ishin ato që quhen "inkursione" të dy autorëve: Panajot Pano dhe Medin Zhega. I kujtoj jo në portën gjermane, por në mesin e fushës. Midis tyre qëndronte shpesh vetëm një njeri. Ky ishte kapiteni gjerman, mbrojtësi i famshëm Willi Schulz. Me kalimin e kohës, sidomos në pjesën e dytë, ai vështronte sa njërin po aq dhe tjetrin, iu hidhte sytë majtas e djathtas, me një lloj vigjilence tejet eprore në afërsi dhe të dukej që as donte t'ia dinte për ta. Ndonëse në Shqipërinë disi të varfër edhe në mendimin futbollist­ik, vazhdon të historizoj­ë një foto spikatëse, gjithnjë me diciturën që ka 50 vjet që nuk hiqet: "Pano gjunjëzon Schulz- in" në të cilën gjermanost­oiku është përtokë e Pano në këmbë si një sundimtar, disi kryeulët për te topi megjithatë. Në lojë e sipër, Willi Schulz të dukej si një kështjellë, e sikur thoshte "këta të dy m'i lini mua". Nuk arrinte të kuptonte se "këta të dy" ishin futbollist­ë të mëdhenj, të cilët po t'i lejonte Shqipëria Komuniste, me siguri do të mbërrinin deri te klubet gjermane.

Ndërkaq, Loro Boriçi me lëvizjen e dorës së tij "mbrojtëse", ende u thoshte të dyve që të qëndronin pak mbrapa. Ata e bënin një gjë të tillë, por ata ishin edhe trajnerë të vetvetes. Dhe, here mbas here, ia thyenin këshillën trajnerit të tyre, duke vërshuar në gjysmën e fushës gjermane, duke e detyruar Schulzin me shokë që si të thuash, të vinin në vete, teksa ktheheshin menjëherë në mbrojtje edhe ata. Gjithmonë e kam thënë dhe e them edhe sot: se në atë futboll mbrojtës boriçian (e pra, ai kishte qenë një sulmues race), "inkursione­t" Zhega - Pano, edhe pse të rralla, kanë qenë vendimtare në atë barazim.

E vërteta është se Shqipëria ka luajtur një lojë mbrojtëse, për gati gjithë

kohën. Madje, një lloj "catenaccio" italiane të llojit boriçian edhe kjo, ndërsa në 20 minutat e fundit Gjermania gati "e çmendur" për çka po i ndodhte, e tana ka qenë në gjysmëfush­ën e Shqipërisë. Shtatë muaj më parë të dy këta yje, Zhega e Pano, kishin qenë dy personazhe disi kundërshtu­es në ndeshjen 0-2 të Tiranës me Jugosllavi­në e Dragan Xhaiçit. Medin Zhega ka qenë pa dyshim lojtari i mirë i shqiptarëv­e. Ndërsa shtypi shqiptar do të guxonte ta sulmonte pa mëshirë Panajotin e madh. Deri aty sa të kërkonte madje largimin e tij nga Kombëtarja, ngaqë "ka humbur të gjitha cilësitë e tij", siç u shkrua pa mëshirë. Ndërsa Panajoti me siguri do të ketë vënë buzën në gaz, teksa njihte fort mirë veten dhe cilësitë e tij. E prisnin e pakta edhe nja 7 vjet futboll ndeshjesh tejet të bukura, që rinisnin me këtë 0-0 të dhjetorit '67.

Ndërkaq, merret me mend se përballë Nënkampion­es së Botës, nuk mund të kishte rrugë tjetër përveç lojës në mbrojtje të fortë dhe të një kundërsulm­i të shpejtë, qoftë edhe të rrallë. Do të ishte tejet e vështirë që të përballohe­shin ndryshe heronjtë e Londrës apo dhe gjermanë të tjerë. Patzke, Schulz, Owerath, L?hr, Weber, Netzer…

Gjithçka ka qenë si një betejë e mbajtur pezull për një kohë të gjatë për palën sulmuese dhe për palën mbrojtëse. Një duel ku episodet vërtet janë të pakët, por tensioni (trysnia) është e përmasave të denja për një finale të vërtetë europiane. E vërteta është se, ndërsa Shllaku e Bizi ia arrijnë të hedhin nga një vështrim përtej te porta e Wolterit ku Pano e Zhega janë në gjendje që papritmas të krijojnë një pështjelli­m të shpejtë, prapë së prapë Gjermania është te porta shqiptare. Gjuajtjet e tyre nuk kanë qenë të pakta, por ndërsa 20-vjeçari Dinella prêt, për të tjerat nuk ka nevojë, sepse ato vetëm sa i vërshëllej­në pranë shtyllave. Mandej, kur vjen pjesa e dytë e stadiumi thuajse është në flake, lindin dy episodet e Frederik Gjinalit (52' e 53'), që i thonë Gjermanisë atë që ajo s'mund ta merrte me mend: që mund të mos shkonte në fundoret europiane të Romës '68. Portieri Wolter prêt gjuajtjen e parë, ndoshta duke kaluar topi vijën fatale, teksa mbas ndeshjes do ta detyronte gjyqtarin austriak Ferdinand Marchall të pohonte se "ishte me të vërtetë një rast i diskutuesh­ëm". Por "thjesht" 0-0!

"Pa dashur" Shqipëria kishte punuar për fqinjin armik që njihej si Jugosllavi e Titos, njeriu emrin e të cilit e mbanin gjashtë qytete jugosllavë me në krye Mitrovicën e Titos. Shkon kështu Jugosllavi­a në fundoret (finalet) e Romës, madje duke u bërë nënkampion­e e Europës, një nënkampion­e krejt e denjë, që i detyron Italisë jo një finale, por dy: 120 minuta 1-1 e mandej 2-0!

Kur ka përfunduar ndeshja e Tiranës, euforia e barazimit ka nxitur hyrjen e jo pak spektatorë­ve në fushë dhe disa lojtarë kanë përfunduar në krahët e tyre. UEFA ka heshtur, por për sot një gjobë e rëndë do të kishte mbërritur rrufeshëm. Ky ishte gëzimi i një populli që nuk kishte gëzime, popull i vendit më të izoluar në Europë.

Ndërkaq, Partia është në eufori edhe ajo. Në një kohë që shpërndan tone të patetikës komuniste të vetë jetës, si një arritje e sistemit, që nuk ishte gjë tjetër veçse një diktaturë krejt e kthjelltë në brutalitet­in e saj.

Është emblematik përcaktimi që i bën ndeshjes e përditshmj­a "Bashkimi", e cila më 19 dhjetor 1967, shkruan këtë frazë absurde:

"Rezultati i arritur erdhi si pasojë e vënies së politikës në plan të parë dhe të mobilizimi­t revolucion­ar në ndeshje nga ana e futbollist­ëve tanë".

Mbas një viti, autori i këtushëm do të bëhej gazetar i "Bashkimit", por nuk mban mend se më mbas do të mbërrihej deri në kësi ditirambes­h që s'kishin të bënin aspak me sportin apo futbollin.

Më i baraspeshu­ar përpiqet të jetë shkrimtari dhe studiuesi i shquar, prof.Mark Gurakuqi (19221970) - një ndjekës i madh i futbollit - i cili, në shkrimin e tij me titullin "Start, për të shkue ma përpara" botuar në "Sporti popullor" të 26 dhjetorit, në gegnishten e tij së cilës do t'i rrinte besnik deri në ndarjen e parakohshm­e nga jeta, shkruan:

"…Qe një kënaqësi e vërtetë ta shihje skuadrën tonë. Ajo dinte pse luante, çfarë kërkonte, në çdo ças, edhe kur sulmonte, edhe kur mbrohej. Kishte edhe sistem loje, edhe siguri, edhe qetësi, në çdo ndërhyrje të Shllakut me shokë, në çdo sulm të Panos e Zhegës, deri edhe në gjuejtjet bombë të Gjinalit. E ma shumë e ma mirë se çdo herë tjetër ndihet dora, aftësija e trajnerit Loro Boriçi,

këtij sportisti shembullor, që gjithë jetën ia ka kushtue, me thjeshtësi e bindje futbollit shqiptar, përparimit të tij".

E, Gurakuqi ishte moshatar me Boriçin…

BUJA E MADHE E NJË

FORMACIONI

Nuk ka dyshim se befasia e formacioni­t është ndër veprimet më guximtare të trajnerit Loro Boriçi. Vështroni pak: Dinella 20-vjeçar në portë! Bizi 19-vjeçar në mesfushë! Zhega 21-vjeçar në sulm! Një bosht rinor që mbështille­j edhe prej ndonjë "të vjetëri" si kapiteni i madh Lin Shllaku 29-vjeçar, siç do ta emërtonin vetë gjermanët, si dhe të Panajot Panos 28-vjeçar. Kur të tjerët, Kazanxhi (24), Jorgaqi (25), Rragami (23), A.Mema (24), T.Vaso (26) dhe Gjinali (25) "kompozonin" një harmoni skuadre rinore si rrallëherë. Në fund të fundit, ai ishte një njëmbëdhje­tësh i "tri moshave". Mungonte mosha "e katërt", ajo e mbi 30vjeçarëv­e. "Të vjetrit" e vërtetë i përfaqëson­te trajneri Loro Boriçi. Ishte vetëm 45 vjeç. A mund të ishte kjo rini forca e qëndresës së madhe? Them se po.

Ajo ishte ndeshje e qëndresës së madhe shqiptare. Madje, duhet thënë, me në krye mbrojtësin Teodor Vaso, i traumatizu­ar rëndë, i cili, si një hero i antikiteti­t, do të qëndronte në betejë për 60 minuta të tana, kur normalisht duhej të ishte në duart e mjekëve. Në të gjithë lajmet e agjencive të huaja të asokohe, rasti i tij do të përmendej ndoshta më fort edhe se "goli" i Gjinalit.

Vijmë tash te skeda e njohur dhe "e panjohur" e ndeshjes që është kjo:

SHQIPËRIA - RF E GJERMANISË 0-0

17.12.1967. St. Kombëtar "Qemal Stafa"

SHQIPËRIA: DINELLA / Dinamo, F.GJINALI / Dinamo, JORGAQI / Labinoti, T.VASO / Skenderbeu, R.RRAGAMI / Partizani, SHLLAKU / Partizani, PANO / Partizani, A.MEMA / Vllaznia, ZHEGA / Dinamo, KAZANXHI / 17 Nëntori, BIZI / Vllaznia.

TRAJNER: Loro BORIÇI.

RF E GJERMANISË: WOLTER / Eintracht B., PATZKE / Munchen 1860, H?TTGES / Werder B., NETZER / Borussia M., SCHULTZ / Hamburger, WEBER / Köln, HELD / Borussia D., KÜPPERS / Munchen 1860, MEYER / Borusssia M., OVERATH / Köln, LOHR / Köln.

TRAJNER: Helmut SCH?N. GJYQTARË: Ferdinand MARSCHALL, Franz VERER, Jozeph TITTEL / Austria. SHIKUES: 21.889.

Kam gabuar kur e kam botuar te "Libri i Kombëtares". Ndreqja që vjen prej lexuesve seriozë më thotë me të drejtë se atë dhjetor 1967, Teodor Vaso nuk ka qenë lojtar i Partizanit, por i Skënderbeu­t të Korçës, se Ali Mema nuk ka qenë lojtar i 17 Nëntorit, por i Vllaznisë së Shkodrës. Dhe çudia më e madhe është se Loro Boriçi thuajse e ka "injoruar" skuadrën më të mirë të asokohe që ishte 17 Nëntori. Prej së cilës shihet që ka vetëm një lojtar: Josif Kazanxhi! Por skuadra ka një gjeografi krejt të pazakontë. Në të përfaqësoh­en Tirana, Elbasani, Korça, Shkodra dhe Partizani e Dinamo. Të cilat sot, falë "revolucion­it" të një filozofie europiane të një ndërkombët­arizimi të skajshëm, nuk kanë asnjë lojtar në Kombëtaren e Shqipërisë!

Duke e parë me vëmendje atë 11sh, si rrallëherë, shihet që papritmas sundon Shkodra: Bizi, A.Mema dhe tre shkodranë të tjerë, ndonëse atë ditë jo të Vllaznisë: Shllaku, Rragami dhe Zhega. Shto këtu edhe trajnerin shkodran Boriçi dhe na dilka se në "etni" Shkodrës së futbollit i takon ta ketë në panteonin e saj edhe barazimin famëmadh 0- 0 me Gjermaninë. Sidoqoftë, në aktualitet­in e gjeografis­ë klubiste skuadra ka tre dinamas e tre partizanas - dy klubet më fitimtarë të deri asokohe në Shqipëri.

Gjashtë ditë më vonë, më 23 dhjetor 1967 (jo më 25), Vllaznia debuton për Kupën e Ballkanike të klubeve, teksa shkatërron skuadrën e mirënjohur të Bullgarisë, Bero e Stara Zagorës 4-0. Në 11-tësh ajo ka katër lojtarë të ndeshjes me Gjermaninë: A. Mema, R. Rragami, S.Bizi, M.Zhega! Është një nder historik ta përkujtosh edhe këtë 11-sh të bukur të 4-0 të Vllaznisë së trajnerit mitik për Shkodrën, Xhevdet Shaqirit, edhe për të përgënjesh­truar se në të nuk kanë qenë as portieri Dinella dhe as mbrojtësi Gjinali, siç u shkrua pa pikë përgjegjës­ie. Skuadra është kjo:

Z. Dani, Çapaliku, K. Gjoni, M. Dedja, A. Mema, H. Lekaj, N. Gjergji, R. Rragami, S. Bizi, M.Zhega, S.Dani. Shënojnë: Dani ( 43'), Mema ( 68'), Rragami ( 76'), Gjergji (84').

Dhe është ky çasti për të treguar rastin e rrallë të Ali Memës.

Më 27 nëntor 1966, ai është në ndeshjen Lokomotiva e Durrësit-17 Nëntori i Tiranës 0-2 si pjesëtar i formacioni­t të tij tiranas. Papritmas merret ushtar dhe për 6 muaj emri i tij nuk figuron askund në ndeshjet kampionale. Megjithatë, talenti i tij është gjithnjë i paprekshëm. E, edhe kësisoj, ai përfshihet në përzgjedhj­en e një formacioni kombëtaras që në muajin mars shkon në miqësoret e Egjiptit. Mandej krejt papritmas ai shfaqet në ndeshjen Partizani - Vllaznia 4-0 të Kampionati­t Kombëtar nën fanellën shkodrane së bashku me Foto Andonin, ky pak më parë i Partizanit. Ali Mema është lojtar i Vllaznisë deri në ndeshjen e 21 shkurtit 1968 VllazniaDi­namo 3- 0 për Kupën e Shqipërisë, madje duke shënuar golin e tretë në të 65'. Kjo do të thotë se Ali Mema ka qenë lojtar i Vllaznisë për 9 muaj, por nga ana tjetër vërejmë se, nga nëntori 1966 deri te maji 1967, Ali Mema, nuk ka luajtur me asnjë klub, i mbajtur nën frê si ushtar. Megjithatë, stërvitej disi dhe teknika, zgjuarsia dhe talenti i tij nuk ia dëmtojnë cilësinë e futbollit të tij, çka ka qenë spektakola­re. Edhe me këto peripeci, ai është një nga heronjtë e ndeshjes së Shqipëria-Gjermania 0-0.

E vërteta është se ishim në vitin e luftës partizanas­e kundër 17 Nëntorit të Tiranës që mbërrin kulmin në këtë vit 1967, histori që gjithashtu pati 50-vjetorin e vet, e së cilës do t'i rikthehem shpejt, gjithnjë me risi, madje me një risi të përmasave...

Ndërkaq, pasqyra e plotë e Grupit 4 të Kampionati­t Europian 1968 është kjo:

Europën e futbollit e kishte bërë të fliste pa ia nda, një skuadër që kishte marrë vetëm 1 barazim dhe që kishte pësuar 5 humbje. Dhe që nuk kishte shënuar asnjë gol! Mirëpo vështroni këto radhë në gjermanish­t dhe shqip:

"Die Sensation ist perfekt. .Der Zwerg Albanien hat den VizeWeltme­ister Deutschlan­d in der Europameis­terschaft aus dem welteren Wettbewerb geworfen und mit dem 0- 0 Jugoslawie­n zum Gruppensie­g verholfen", siç shkroi në revistën e mirënjohur gjermane "Sport - Magazin" ("Kicker" i sotëm) gazetari dhe drejtuesi historik i saj, Karl- Heinz Jens. ("Sensacioni është i përsosur. Shqipëria e vogël ka mposhtur Nënkampion­en e Botës, Gjermaninë, që me 0-0-n e saj ia pengon asaj pjesëmarrj­en në garën e Kampionati­t Europian, duke ndihmuar Jugosllavi­në në fitoren e grupit".).

Ishte viti 1967. Sapo kishte filluar aventura e madhe e futbollit, ajo gjermano - shqiptare 19672001. Aventurë e humbur "keqas" ( 13 humbje e 1 barazim) prej shqiptarëv­e, por me dy "rekorde" të çuditshëm: Shqipëria ka luajtur me Gjermaninë numrin më të madh se me çdo shtet tjetër deri më sot në ndeshjet kualifikue­se eurobotëro­re ( 14) dhe i ka shkaktuar asaj dështimin më të madh në histori. Thjesht për një barazim!...

LORO BORIÇI - TRAJNERI I MADH I SHQIPERISË SË "VOGËL"

16 vjet më parë, më 2001, kam shkruar kështu te "Libri i Kombëtares":

"… Loro Boriçi dhe bashkëtraj­neri i tij Ilia Shuke, punonin kryeulët në këtë dimër të vështirë shqiptar, i cili në futboll mbërrinte pas përjashtim­it të titullit kampion të 17 Nëntorit në pranverën e shkuar kur me vendim zyrtar ishte shpall kampione Dinamo pas incidentit provokues të një kaste në ndeshjen 17 Nëntori- Partizan… Ai ka menduar thjesht për të ndalë një katastrofë, me një fjalë, për t'iu rezistuar nënkampion­ëve të botës. Tetë lojtarë i kishte me karakteris­tika mbrojtëse! Ai kërkonte me çdo kusht të mënjanonte humbjen dhe, vetëm kur në fund, Gjermania po dorëzohej, ai është ngritur në këmbë dhe me duar u ka treguar djemve të tij fushën e kundërshta­rit. Ka qenë ajo periudhë kur befas kanë lindur dy bombat e Gjinalit (52', 53'), njëra madje e kthyer në lojë prej përtej vijës fatale nga portieri Wolter, si dhe minuta dramatike e 79-të, kur Pano pezulloi për një të dhjetë të sekondës thirrjen "gol" nga gjokset e 20.000 shqiptarëv­e të stadiumit "Qemal Stafa"! Dhe... 0-0 Gjermania me Shqipërinë! Eliminim i nënkampion­es së botës prej "outsider"-it të grupit 4 të kampionati­t europian 1968, Shqipërisë së Loro Boriçit! Ai nuk ka ndërtuar një lojë sulmi, por të një mbrojtjeje dhe të një kundërsulm­i të fshehtë që do të shfaqej nëse papritmas ecuria e lojës do të mund ta lejonte… Për shumë kohë Boriçi ka menduar duke lënë në sulm vetëm Panajot Panon, pak më prapa tij Zhegën, pak më prapa Bizin, madje të gjithë në një pyll mbrojtjeje, të cilin gjermanët nuk mundën ta përshkonin asnjëherë. Këtu ndeshja mbetet unike mbi të gjitha të tjerat, sepse kishim të bënim me Hotges, Schulc, Weber, Owerat dhe Held, të cilët vetëm para një viti kishin luajtur finalen e paharruesh­me me Anglinë për Botërorin e Londrës. Loro Boriçi ia ka arritur të formojë skuadrën e mbrojtjes së madhe dhe këtu niste të merrte udhë mentalitet­i i tij i kundërshtu­ar tejet nga një palë, të "skuadrës që kryesisht mbrohet". E thoshte vetë: "Në radhë të parë nuk duhet humbur, mandej fitorja". Duket si regresive. Ndoshta sot, por jo atëherë, kur kjo thënie po bëhej proverbial­e në gjithë Europën. "Unë dua t'i bëj një kompliment shumë të madh skuadrës shqiptare dhe trajnerit të saj, kolegut tim Loro Boriçi!", - thotë trajneri gjerman Helmut Shen. "Shllaku është një kapiten i madh dhe Pano gjithashtu një futbollist i madh", nënvizon agjencia DPA. Tash e mbrapa e diela e 17 dhjetorit 1967 do të jetë pika e re e referimit të futbollit shqiptar, krenaria e tij, nxitja e tij e pa kusht. Trajneri Loro Boriçi dhe bashkëpunë­tori i tij Ilia Shuke kishin çelur një faqe të re të ndritshme të futbollit shqiptar…".

Në të vërtetë nuk do të ishte pikërisht kështu. Kombëtarja kishte përballë një shtet që nuk donte të kuptonte. Papritmas ajo zhduket dhe Shqipëria e Loro Boriçit nuk merr pjesë në eliminator­et e Kampionati­t Botëror të Meksikës 1970….

E pra çka kishte ndodhur që po ia vetëmbylln­in Shqipërisë dyert e Kupës së Botës? Kur mendon mandej se ky ndalim vinte mbas një ndeshjeje kësisoj që tronditi krejt opinionin e futbollit europian, atëherë gjithçka bëhet edhe më e pajustifik­ueshme. Për fat, kështu ndodhi: që qysh nga ky 17 dhjetor 1967 e deri te 14 tetori 1970 kur Shqipëria do të dilte përsëri në fushë, tash për Kampionati­n Europian, ajo nuk do të luante. E, Loro Boriçi, i cili vazhdon. Shkon në një Kampionati­n Ballkanik të Shpresave ku merr dy fitore 2- 1 me Bullgarinë dhe 6-0 kundër Turqisë. Mandej pa u ndalur, kur mbërrin viti 1970, e bën Partizanin Kampion të Ballkanit dhe po me të shkon në Kupën e fitueseve të Kupave të Europës dhe krijon kryeveprat 1-1 e 2-0 me fituesen e Kupës së Suedisë, Advidaberg, një kualifikim i vlerave të mëdha për modestinë e futbollit shqiptar.

Por fati megjithatë, ende nuk do ta braktiste personazhi­n tonë të jashtëzako­nshëm të barazimit 0-0 të 17 dhjetorit 1967. Dhe për çudi prapë do të shfaqet shifra "7", madje njëra krejt e pagabueshm­e: "17"! 17 shkurt 1971! Përsëri Gjermania Perëndimor­e pra. Përsëri trajneri Helmut Schön. Dhe përsëri thuajse 0-0. Në të vërtetë është 0-1 për gjermanët. E kam pas përcaktuar si një përsëritje e dramës së 67-ës, ndonëse është humbje dhe jo barazim. Në cilësinë e lojës kjo është më e mirë pa dyshim. Nuk është një ndeshje mbrojtëse, është një ndeshje midis të barabartëv­e. Goli gjerman, një rast i vetëm kur bllokuesi i famshëm i Gerd Müllerit, Bujar Cani, nuk u ndodh pranë tij. Ka qenë 17 shkurt 1971. Ishte një tjetër bukuri e rrallë e trajnerëve Loro Boriçi e Ilia Shuke...

Dhe po përsëris prej arkivit tim këtë kuintesenc­ë të vlerave të kësaj ndeshjeje, duke vënë edhe këtu ato çka tha në mbarim të saj trajneri gjerman Helmut Schön në intervistë­n e paharruesh­me që i kam marrë në Hotel Dajti në mbrëmjen e atij 17 shkurti 1971:

"Dua t'i bëj kompliment­et më të mira kolegut tim Boriçi, i cili e ka ngritur shumë nivelin e lojës së skuadrës së tij. Ndonëse fituam, barazimi do të ishte më i drejtë, pra do të isha dakord edhe me rezultatin 1- 1. Shqiptarët nuk shënuan megjithëse patën shanse më shumë se ne. Po të luani kështu, çdo skuadër e Europës e ka të vështirë të matet me ju".

Por ajo çka publikoi gazeta gjermane "Veizbeten Kurier", them se është edhe më e fuqishme:

"Mund të themi se kjo fitore e gjermanëve ishte një nga fitoret më fatmëdha që mund të kenë ekzistuar mbas Luftës së Dytë Botërore. Epërsia e shqiptarëv­e u duk gjatë gjithë zhvillimit të lojës. Pa dyshim skuadra shqiptare në këtë ditë duhej të kishte marrë më tepër".

Ky ishte një kulm i dytë i Loro Boriçit. Pse jo, edhe i tretë, kur kujton se më 9 shtator 1964 ky trajner me Partizanin e tij i kishte marrë futbollit të Gjermanisë një barazim tjetër madhështor për Kupën e Kampioneve të Europës, po 0-0 me kampionen e saj 1FC Köln. Dhe dihet se pikërisht në kulme të sulmojnë kundërshta­rët e pabarabart­ë në aftësi. Çka do t'i ndodhte për disa vite edhe Loro Boriçit. Duke gjykuar sot mbas 50 vjetëve, them se Loro Boriçi me Shqipërinë 1967 të Gjermanisë, provoi se edhe me lojtarë të futbollit të Shqipërisë së izoluar, pa yje shqiptaro-europianë siç ndërtohet Kombëtarja sot, Shqipëria, edhe pse e vogël, mund të befasojë.

Kjo qe kujtesa jonë për risitë e të vërtetave të Shqipëria -Gjermania 00. Për fat, ne vetëm harrojmë. Ose kur duam të kujtojmë, shtrembëro­jmë të vërtetat dhe shndërrojm­ë historitë tona më të çmueshme në pseudotreg­ime shpesh edhe anekdotike. Edhe pse ato mund të kenë qenë për drama...

FUND

* Për vazhdimësi, shih "Panorama Sport" të 19 dhe 25 dhjetor 2017

 ??  ??
 ??  ?? Shkëmbimet e përshëndet­jes së kapitenëve Schulz dhe Shllaku. Në mes, nga e majta, gjyqtarët Franz VERER, Ferdinand MARSCHALL (kryesor), Jozeph TITTEL
"Duhet një mund i madh devotshmër­ie për të treguar historitë e vendit tënd"
OVIDI
Shkëmbimet e përshëndet­jes së kapitenëve Schulz dhe Shllaku. Në mes, nga e majta, gjyqtarët Franz VERER, Ferdinand MARSCHALL (kryesor), Jozeph TITTEL "Duhet një mund i madh devotshmër­ie për të treguar historitë e vendit tënd" OVIDI
 ??  ??
 ??  ?? RF e Gjermanisë që barazoi 0-0 me Shqipërinë. Nga e majta: Horst Dieter HÖTTGES, Wolfang OVERATH, Bernd PATZKE, Johannes LÖHR, Hans KÜPPERS, Sigfried HELD, Wolfgang WEBER, Peter MEYER, Günter NETZER, Horst WOLTER, Willi SCHULZ.
RF e Gjermanisë që barazoi 0-0 me Shqipërinë. Nga e majta: Horst Dieter HÖTTGES, Wolfang OVERATH, Bernd PATZKE, Johannes LÖHR, Hans KÜPPERS, Sigfried HELD, Wolfgang WEBER, Peter MEYER, Günter NETZER, Horst WOLTER, Willi SCHULZ.
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania