Panorama Sport (Albania)

Idrizi “paqe” me Kushtën, Ruci: Shijon buka e Flamurtari­t, jo e FSHF-së

Ruci: Buka e FSHF-së të ngec në fyt, kjo është e ëmbël

- ERMAL SIKA

Një darkë legjen dash në Vlorë. Janë pikërisht ata, legjendat e Flamurtari­t të artë, që bënë krenar një qytet, por jo vetëm. Administra­tori i klubit, Sinan Idrizi, theu "akujt" dhe bëri bashkë ish-futbollist­ë dhe ish-trajnerë të shquar të Flamurtari­t ndër vite. Të martën, në një nga restorante­t buzë detit, kreu i klubit shtroi një darkë në kuadër të festave të fundvitit. Pjesëmarrë­s ishin futbollist­ë të viteve '80-'90, si dhe stafi aktual i klubit. Atmosfera ka qenë mjaft e këndshme mes humorit dhe batutave. Darka festive është hapur nga ish-futbollist­ë të viteve '80-'90, ish-trajneri kampion i Flamurtari­t, Edmond Liçaj, si dhe mjeshtri i madh, Mexhit Haxhiu. Mbrëmja u hap me fjalimin e këtij të fundit. "Unë kompliment­oj administra­torin Idrizi dhe trajnerin Duron. Flamurtari po drejtohet me kompetencë nga trajneri Duro. Ekipi funksionon mirë dhe shpresojmë që në vitin 2018, ta shikojmë në Kupat e Europës, e pse jo kampion", ka thënë Haxhiu. Ndërsa Idrizi, në fjalën e tij, i ka cilësuar ish- futbollist­ët si nder dhe krenari për Flamurtari­n. "Kjo është një mbrëmje me ata që i kanë dhënë emrin, nderin dhe krenarinë Flamurtari­t. Më mirë se kaq nuk ka ku të shkojë. Janë këta që kanë krijuar Flamurtari­n dhe janë të gjithë bashkë. Ndihem shumë mirë mes tyre. Kjo që po them është për ata djem që nuk kanë sy që të shohin. Këta janë fytyra reale e fanellës së Flamurtari­t. Mund të ketë ndonjë mungesë për çështje organizimi apo çorganizim­i, por pjesa më e madhe është këtu", u shpreh Idrizi.

PIKANTET

"Panorama Sport" zbardh gjithçka ndodhi në mbrëmjen e së martës, që nga "pajtimet", e deri te humori, kënga, vera dhe dollma me kaposh, e cila ishte edhe menyja kryesore e darkës. Përpara se mbrëmja të niste, administra­tori i Flamurtari­t dhe drejtori Ardi Behari përfituan për të bërë disa batuta me gazetarët e ftuar. Ndërsa në kohën kur ishlojtarë­t po futeshin në sallë, Idrizi ka kërkuar që të ulet në një tavolinë me Sokol Kushtën. "Në tavolinën time më sillni Sokolin. E dua atë djalë, edhe pse e kam pasur opozitar të fortë, por më pëlqen qëndrimi i tij. Le të pajtohemi sot!", ka qenë "urdhri" i Idrizit. Dhe në fakt kështu ka ndodhur. Administra­tori takohet përzemërsi­sht me Kushtën dhe më pas ulen së bashku në tavolinë. Në krahun e majtë të Idrizit qëndron Kushta, ndërsa në të djathtë Mexhit Haxhiu. Për herë të parë dhe pas shumë debateve publike në distancë, Idrizi dhe Kushta gjejnë kohën të diskutojnë për plot tri orë për "hallet" e Flamurtari­t.

Këtë herë tonet ishin të zbutura, me shaka dhe trokitje gotash. Ndërkohë, drejtori i klubit, Ardi Behari, preferoi të ulej në një tavolinë tjetër, me dashamirës dhe mbështetës të Flamurtari­t. RUCI & CO

E ndërsa në mbrëmjen e shtruar nga FSHF-ja javën e kaluar, Vasil Ruci nuk shkoi, dje nuk mund të mungonte në krah të bashkëlojt­arëve. Ai këtë herë e pranoi me kënaqësi ftesën. Këtë gjë e shprehu edhe në mbrëmje, teksa po bënte batuta me disa nga shokët e skuadrës së viteve '80. "Në mbrëmjen e FSHF-së nuk shkova se ajo bukë të ngec në fyt, ndërsa sot erdha, pasi kjo e Flamurtari­t është bukë e ëmbël", tha ish- sulmuesi i shquar. Ndërsa ishfutboll­istët e Flamurtari­t si, Rrapo Taho, Kreshnik Çipi, Latif Gjondeda, Eqerem Memushi, Përparim Lushaj, Roland Iliadhi, Luan Birçe dhe Gerd Haxhiu, kanë qenë së bashku në një tavolinë. Ata ishin edhe më energjikët, teksa kënduan live himnin e Flamurtari­t dhe këngë të tjera duke kujtuar me nostalgji të shkuarën.

Atmosfera ka qenë shumë e ngrohtë, ku njerëzit e sportit jo vetëm kanë kujtuar ato kohë të arta, por edhe kanë shkëmbyer batuta e mesazhe duke u bërë bashkë pas shumë vitesh. Eqerem Memushi kishte marrë me vete një foto të vjetër të Flamurtari­t të atëhershëm, të cilën e kishte vendosur në kornizë dhe kjo gjë tërhoqi vëmendjen e Idrizit, i cili qëndroi për disa minuta në tavolinën ku ndodhej Memushi. Vlen të theksohet se në këtë mbrëmje mungonte trajneri Shpëtim Duro dhe thuajse të gjithë futbollist­ët, për shkak se ekipi ka marrë pushimet. Nga lojtarët ishin vetëm tre, pikërisht braziliani­t Danilo Alvesh dhe Viktor Xhufo, si dhe sulmuesi nga Mali, Ibrahima Tungara. Këta të fundit kanë preferuar që edhe festat e fundvitit t'i kalojnë në Vlorë.

 ??  ??
 ??  ?? Sinan Idrizi dhe Sokol Kushta duke diskutuar
Sinan Idrizi dhe Sokol Kushta duke diskutuar
 ??  ?? Vasil Ruci nuk e heq kapelen nga koka as kur darkon
Vasil Ruci nuk e heq kapelen nga koka as kur darkon
 ??  ?? Edmond Liçaj, Mexhit Haxhiu, Sinan Idrizi dhe Sokol Kushta, në një tavolinë
Edmond Liçaj, Mexhit Haxhiu, Sinan Idrizi dhe Sokol Kushta, në një tavolinë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania