Panorama Sport (Albania)

Gatuzo mban fjalën, fjalën, Milani Milani merr merr hak ndaj Interit

Kutrone vendos në kohën shtesë, Gatuzo mban premtimin

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Vendos Kutrone. E tashmja thotë që Milani është në gjysmëfina­le me zikaltrit jo vetëm që eliminohen, por edhe regjistroj­në humbjen e tretë radhazi. Gatuzo, nga ana e tij, më në fund merr frymë thellë dhe shpreson te kthesa jo vetëm e rezultatev­e, por edhe tek ajo psikologji­ke. Spaleti tërbohet pas golit në shtesë dhe nis të pyesë veten se ku i ka humbur Interi i tij dhe a mund të ndalohet kjo rënie e lirë.

PROTAGONIS­TË - Derbi nuk ishte spektakola­r, me Milanin ende larg lojës që jeton falë teknikës së Susos dhe fizikut të Kesit. Interi i djeshëm nuk pati asnjë nga këto cilësi, Ikardi nuk goditi kurrë në portë, madje edhe kur shërbeu, pasimi i tij nuk u shfrytëzua si duhet. Rënia e Interit brenda një muaji është e frikshme e ndoshta përkon me atë të Perisiç që as dje nuk u paraqit në nivelet e tij. Futjet në lojë të Kalabrias, Çalhanoglu­së dhe Kutrones të paktën i dhanë pak energji Milanit, ndërsa ndryshimet e Spaletit nuk "ndryshuan" asgjë. Ftohtësia e sulmuesit kuqezi në shtesë, pas pasimit milimetrik të Susos për golin e 1-0, ofron një rezultat që edhe mund të pranohet, ndërkohë Kutrone regjistron rrjetën e nëntë sezonale.

DONARUMA TJETËR - Lajmi i mbrëmjes rrezikoi të rezultonte dëmtimi i Storarit me Antonio Donarumën që zbret në fushë si portieri i tretë, por njëkohësis­ht edhe me etiketën "Vëllai i Xhixhos" apo "Zotëria 1 milion euro". Ja që shndërrohe­t pikërisht ai në protagonis­t, megjithëse në minutat e para luan qetë dhe përpiqet të mbajë nën fre emocionet dhe ndonjë vërshëllim­ë. Në minutën e 24-t, Antonio "lag" debutimin me një autogol, por për fatin e tij dhe të Milanit VAR-i anulon gjithçka, pasi Ranokia është në pozicion jashtë loje në krosimin e Perisiçit. Në pjesën e dytë, Zhoao Mario godet mbi trupin e Donarumës që bën pritjen e mbrëmjes. Me Interin, që nuk e cenon seriozisht, është Kutrone që i largon emocionet duke shënuar golin e fitores.

INTERI DHE RINO - Spaleti zgjedhjet e tij i bëri në bazë të dëshirës, por edhe disa dëmtimeve. Me Nagatomon, Kanselon dhe Ranokian titullarë të detyruar, tekniku zikaltër vendosi t'i besonte Zhoao Marios. Portugezi nuk bën asgjë për të justifikua­r besimin, madje fal Milanin në momentin që Interi mund të

sillte në shtëpi një fitore më shumë se të çmuar. Në të vetmin gabim të Handanoviç, është Bonaventur­a që nxjerr topin me kokë jashtë. Kuqezinjtë me Biljan jashtë forme, në mesfushë Milani ka vetëm Kesin dhe Bonaventur­ën që sakrifikoh­et deri në fund. Kaliniç

zhvillon një ndeshje të mirë, por Shkrinjar i stampon takat mbi kavilje dhe e detyron të dalë. Zëvendësue­si i kroatit shndërrohe­t në heroin kuqezi të derbit, por ndoshta ishte e drejtë kështu me Rinon që, nën lot dhe shi, feston poshtë tribunës së tifozëve të "Djallit".

 ??  ?? MILAN - INTER 1-0
Kutrone vulosi derbin e Milanos
MILAN - INTER 1-0 Kutrone vulosi derbin e Milanos
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania