Panorama Sport (Albania)

Kastrioti zyrtarizon Hysën, vazhdon fitoret

- Bujar Balliu

Kastrioti kërkon të përforcohe­t në merkaton e janarit dhe duket se tashmë janë hedhur hapat e parë sa u takon afrimeve në skuadër. Drejtuesit e Kastriotit së fundmi kanë arritur akordin me sulmuesin shtatshkur­tër, Vilfor Hysa, i cili rikthehet në Krujë pas një sezoni e gjysmë. Pas përfundimi­t të një sezoni të suksesshëm te Kamza vitin e kaluar, ku u arrit edhe ngjitja e skuadrës në Superiore, sulmuesi u largua drejt Italisë ku arriti të firmoste për Groseton, në të cilën edhe u prezantua si një blerje e bujshme, por mungesa e dokumentac­ionit pengoi aktivizimi­n e tij. Hysa prej muajsh stërvitet me Kastriotin dhe tashmë në janar ky akord pritet që të zyrtarizoh­et me hedhjen e firmës në kontratë që do të thotë edhe afrimi i parë zyrtar te krutanët. Dje, në ndeshjen miqësore ndaj Ballkanit të Kosovës, sulmuesi u aktivizua që nga minuta e parë, ndërsa arriti edhe të shënonte golin e dytë për krutanët.

NDESHJA - Kastrioti ende nuk i ka marrë pushimet, pasi dje skuadra zbriti në fushë dhe zhvilloi një miqësore me ekipin nga Kosova, Ballkani, takim të cilin krutanët e fituan me rezultatin 2-1. Tekniku Nikaj e nis ndeshjen me një formacion tërësisht me lojtarë të rinj. Goli i parë dhe e vetëm i pjesës së parë do të vinte në fundin e saj. Pas një goditje këndi, topi harkohet në zonë dhe Xhaferri me kokë e çon topin në rrjetë duke e mbyllur fraksionin e parë në avantazh 1-0. Me nisjen e së dytës, të dy trajnerët kryejnë zëvendësim­e të shumta, ndërsa tekniku Nikaj vendos që t'u japë nga një pjesë loje disa titullarëv­e. Në të 59-ën, Vilfor Hysa mposht portierin mik dhe arrin të shënojë golin e dytë për krutanët.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania