Panorama Sport (Albania)

Skënderbeu prenoton Bregun, Sukaj: Jam i Vllaznisë

Sulmuesi shkodran: Kemi arritur akordin, mungon vetëm firma

- LLAZI SARO

Dejvi Bregu mund të jetë goditja e madhe e Skënderbeu­t në merkaton e janarit. Pasi tentoi fillimisht Kristal Abazajn, tashmë klubi korçar kërkon të "rrëmbejë" vlonjatin, me të cilin rrugën e ka më të lehtë, pasi kontrata e tij me Luftëtarin skadon në verën e këtij viti. Burime të sigurta të "Panorama Sport" pranë klubit bardhekuq bëjnë me dije që në parim gjithçka mes palëve është mbyllur, qoftë me lojtarin, ashtu edhe me klubin e Luftëtarit, por ka një detaj që mund të vendosë shumë. Korçarët janë të gatshëm që të japin 100 mijë euro për kartonin e futbollist­it dhe ta bëjnë atë pjesë të tyre që këtë muaj, por një gjë e tillë nuk është pranuar nga presidenti i bluzinjve. Edhe pse në parim gjirokastr­itët kanë pranuar ofertën, kanë kërkuar që futbollist­i të mbyllë sezonin me fanellën e Luftëtarit, e më pas të transferoh­et te Skënderbeu. Natyrisht që një gjë e tillë nuk pranohet nga drejtuesit korçarë, duke qenë se në verë ata mund ta marrin lojtarin edhe me parametra zero, pa paguar asgjë. Burime pranë dy klubeve kanë konfirmuar se bisedimet janë duke vazhduar dhe mund të arrihet një marrëveshj­e. Megjithatë, Skënderbeu duket se nuk do të tërhiqet nga kërkesat e tij për futbollist­in, pra ta afrojë brenda merkatos së janarit dhe jo kur mbyllet sezoni. Vetë Bregu është në

pritje të asaj që do të vendosin drejtuesit e Luftëtarit. I kontaktuar dje nga gazeta, ai shkurtimis­ht deklaroi: "E kam thënë edhe më parë, jam deri në fund lojtar i Luftëtarit. Nëse ka oferta për mua, pyesni në klub". Ndërkohë, edhe drejtori i klubit gjirokastr­it, Vangjel

Çavo, lidhur me këtë çështje deklaroi: "Bregun dhe Abazajn i duan të gjithë, por në këtë moment që flasim nuk kemi marrëveshj­e me asnjë klub". MERKATO NË SULM Skënderbeu po punon për forcimin e repartit të sulmit, i cili duket se ka më shumë

nevojë për futbollist­ë të rinj. Vetëm Soue, si sulmues i deklaruar, dhe Xhejms si një alternativ­ë janë pak për një ekip që kërkon titullin kampion. Për këtë drejtuesit e Skënderbeu­t po punojnë për afrimin edhe të ndoshta dy lojtarëve në këtë repart. Po të njëjtat burime në

klub bëjnë me dije se gjatë fazës përgatitor­e, e cila do të nisë më 6 janar në Antalia të Turqisë, Skënderbeu­t pritet që t'i bashkohen në provë ditët e para të fazës përgatitor­e edhe dy sulmues që do të testohen nga Daja dhe stafi teknik. Për momentin, emrat e tyre nuk bëhen të ditur, por "Panorama Sport" ka arritur të mësojë se njëri prej tyre është nga Amerika Latine, pjesë e kombëtares së moshave të Venezuelës, ndërsa tjetri afrikan. Të dy lojtarët janë në moshë të re dhe pritet që të jenë në provë për disa javë te bardhekuqt­ë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania