Panorama Sport (Albania)

Menuja e festave, kuqezinjtë ‘pjacë’ e parë

Berisha drejt Napolit, Dinamo e Zagrebit kërkon Roshin

- OLSI TUJANI

Ditët festive të fund vitit janë të mbush ura me oferta dhe atmosferë. Një ndër temat kryesore të këtyre ditëve është pa dyshim menuja. E, ndërsa flitet për futboll dhe specifikis­ht për merkato, shqiptarët duket se kanë qenë "menuja e preferuar". Për arsye të ndryshme, disa prej kuqezinjve kanë marrë oferta.

ETRIT BERISHA - Portieri i Kombëtares, një nga garancitë e Atalantës këtë sezon, shihet si pasues i Reinas te Napoli në verë, pasi ky i fundit nuk po rinovon.

ITALI - Ledian Memushaj është emri më i lakuar i merkatos, për të cilin së fundmi shtohet në listë edhe Bari i Migjen Bashës. Problem është klauzola prej 400 mijë eurosh që duhet paguar në fund të edicionit, për cilëndo skuadër që do ta huazojë. Nga ana tjetër, Emanuele Ndoji është në bisedime me Avelinon. Qaka është gjithashtu i lakuar për interesim të Sampdorias në Itali.

TURQI - Aksi KombëtareT­urqi është i lidhur me të paktën dy nga futbollist­ët kuqezinj. Në bazë të lajmeve të merkatos, si për Mërgim Mavrajn, edhe për Armando Sadikun ka oferta zyrtare. Për mbrojtësin, Fenerbahçe është gati të shpenzojë mbi 1.5 milionë euro për kartonin dhe si pagë deri në 2 milionë euro në sezon, mirëpo drejtuesit e Hamburgut duan të rezistojnë për ta mbajtur deri në fund të sezonit, duke qenë se po luftojnë për mbijetesë. Për sulmuesin, Basaksehir kërkon ta huazojë nga Legia dhe është e gatshme të ofrojë një pagë vjetore deri në 900 000 euro në sezon. Problemi qëndron te kërkesa e Legias, e cila kërkon ta shesë me vlerën 1.5 milionë € dhe jo si huazim.

RUSI - Dinamo e Zagrebit është një nga skuadrat që ka shprehur interes për Odise Roshin. Mediat kroate bëjnë me dije se kanë nisur tratativat, por duket se drejtuesit e Akhmat Groznit nuk do të heqin lehtë dorë nga mesfushori kuqezi.

ERGYS KAÇE - Në adresë të mesfushori­t kuqezi është së fundmi edhe Legia e Varshavës, por shqetësimi qëndron në vlerën prej rreth 1.5 milionë eurosh që PAOK-u ka kërkuar për kartonin. Gjithashtu, Nantë në Francë po interesohe­t rreth tij.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania