Panorama Sport (Albania)

Shkodra firmos për 4 mijë euro në muaj, ja synimet e ukësit

Mesfushori është afrimi i parë i kampionëve

-

Donjet Shkodra është afrimi i parë i Kukësit në merkaton e janarit. Në ditën e prezantimi­t të trajnerit të ri, Peter Pakult, klubi zyrtarizoi edhe mesfushori­n kosovar. Fantazisti prishi me konsensus kontratën me Skënderbeu­n dhe menjëherë gjeti marrëveshj­en me Kukësin. Shkodra ka firmosur për një vit e gjysmë me kampionët në fuqi, teksa do të përfitojë një pagë prej 4 mijë eurosh në muaj. Ashtu si te Skënderbeu, edhe te Kukësi ai do të mbajë fanellën me numrin 10 mbi shpinë. Klubi verilindor kishte tentuar më parë fantazisti­n e Luftëtarit, Eduard Rroca, por gjirokastr­itët nuk e pranuan ofertën

për kartonin. Në këto kushte, zgjidhja më e mirë për të gjetur një mesfushor tipik organizato­r ishte Shkodra, i cili gjeti pak hapësira te Skënderbeu. Kërkotiç & CO - Kukësi është nisur drejt Antalias për të kryer fazën përgatitor­e në Turqi, por te lista e publikuar nga vetë klubi bien në sy tri

mungesa: Millosh Kërkotiç, Albi Dosti dhe Filip Osman. I pari ka dalë jashtë planeve të klubit, por nuk po zgjidh ende kontratën. Malazezi nuk mund të luajë në një ekip të tretë, pasi e nisi sezonin te Mlladost e më pas u transferua te Kukësi. Ndërsa Dosti ishte në planet e drejtuesve, por befas dje palët nuk kanë gjetur një marrëveshj­e, për më tepër që mësohet se lojtari nuk i është përgjigjur klubit përmes telefonit. As serbi Osman, që u provua në periudhën e Milinkoviç, nuk do të përfshihet në skuadrën verilindor­e, edhe pse më parë drejtuesit kishin bërë gati firmosjen e kontratës. S. Sulozeqi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania