Panorama Sport (Albania)

Luftëtari “peshkon” tre të rinj, Abazaj e Zguro mungojnë në stërvitje

Bluzinjtë nisin përgatitje­t, Toledo nuk do të largohet

-

Amarlido Çekrezi, portieri i rritur te klubi i Anderlehti­t, do të jetë pjesë e gjirokastr­itëve në gjysmën e mbetur të sezonit. 24vjeçari i lindur në Belgjikë ka arritur marrëveshj­en me klubin bluzi dhe pritet t'i bashkohet ekipit në ditët e grumbullim­it në Antalia të Turqisë. Sakaq, Luftëtari ka arritur akordin edhe me dy të rinjtë, mesfushori­n fantazist David Bocaj dhe sulmuesin Kejdi Balla. Të pranishëm në seancën e ditës së parë të vitit 2018, vlonjati Bocaj dhe elbasanasi Balla janë konfirmuar edhe si lojtarët më të rinj të ekipit. Ky i fundit është pjesë e ekipit kombëtar të moshave U-19. STËRVITJA - Nën drejtimin e trajnerit Lika, bluzinjtë startuan dje përgatitje­t për vitin 2018. Pjesë e seancës stërvitore të ditëa së djeshme ishin kapiteni Beqiri, Bregu, Ruçi, Qyrani, Rrapaj, Toledo, Rrapo, Aleksi, Ramadani, Rroca, Lamçja, Shkurtaj, Zeqaj, Janku, Përgjini, Mahmutaj, Ziaj, Puci, si dhe të afruarit e fundit Bocaj e Balla. Prania në seancën e parë stërvitore të ditës së djeshme e uruguaiani­t Bruno Toeledo bën që rikthimi i vlonjatit Lejdi Liçaj në radhët e Luftëtarit të jetë në dyshim. Kristal Abazaj dhe Vangjel Zguro ishin dy mungesat e vetme sa i takon formacioni­t bluzi të vitit të shkuar. Abazaj mësohet se vijon të jetë nën kushtet e terapisë pas dëmtimit të pësuar në ndeshjen e fundit me Kukësin, ndërkohë Zguro është i dyzuar për të ardhmen, duke parë ofertën e Partizanit. Ndërkohë që klubi bluzi tenton të afrojë futbollist­ë cilësorë, Brixhild Brahimaj, Mikel Hoxha dhe Silvio Zogaj janë të larguarit e parë nga skuadra gjirokastr­ite. Tomor Shehu

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania