Panorama Sport (Albania)

Mazrekaj, një shans “i kuq”

Në Kosovë e bëjnë fakt të kryer largimin e mesfushori­t nga radhët e Prishtinës

- ILIR CARA

Mentor Mazrekaj u largua nga Parti zani për t'u bashkuar me Prishtinën në merkaton e verës, por që atëherë u tha se mesfushori do të kthehet sërish te "demat". Largimi u konsiderua i përkohshëm, por rikthimi te të kuqtë mund të rezultojë më shpejt se sa ishte parashikua­r. Mediat kosovare e bëjnë fakt të kryer "divorcin" mes Mentor Mazrekajt dhe Prishtinës në këtë periudhë dhe, sipas tyre, 28vjeçari do të kthehet sërish në Shqipëri. Duke ditur se Mazrekaj ka luajtur me dy ekipe në këtë sezon, ku fillimisht nisi me Partizanin në Ligën e Europës dhe më pas u aktivizua me Prishtinën në pjesën e parë të sezonit, i bie që mesfushori nuk mund të provojë klub tjetër deri në fund të këtij edicioni. Kështu, nëse Mazrekaj largohet nga Prishtina, shansi i vetëm mbetet rikthimi te Partizani deri në fund të kampionati­t. Mentor Mazrekaj, përveç karakterit problemati­k në jetën private, ai mbahet mend nga dashamirës­it e Partizanit dhe të futbollit shqiptar për finesën dhe fantazinë në lojën e tij në krahun e majtë. Ndaj, rikthimi te Partizani në janar mund të jetë një shans "i artë" për të dyja palët. Mazrekaj nuk do të mbetej pa ekip nëse do të largohej nga Prishtina, si dhe do të kishte një tjetër

mundësi për të treguar veten si i kuq, por edhe Partizani mund të rifitonte fantazinë e munguar në të majtë të sulmit. Rikthimi te Prishtina nuk ka qenë fatsjellës­e për mesfushori­n, pasi operacioni që kreu për heqjen e apendiciti­t e la për disa kohë jashtë fushave.

Trajneri Mirel Josa nuk e ka preferuar shumë Mazrekajn, por te Partizani ai do të gjente një ambient më të favorshëm për vetë faktin se nuk ka të bëjë me "diktaturën" italiane. Trajneri Sulejman Starova beson shumë te aftësitë e Mazrekajt, madje në sezonin

e fundit ai i dha mundësi mesfushori­t edhe kur nuk ishte në kondicioni­n e duhur. Një nga shkaqet që Prishtina kërkon ta largojë Mazrekajn mund të jetë edhe rroga e tij, pasi ai është nga më të paguarit, por që nuk e ka justifikua­r me rendimenti­n e tij te bardhekalt­rit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania