Panorama Sport (Albania)

Lushnja kërkon mbrojtës, ua premton Nora

Ish-sulmuesi u ofron dy lojtarë, faza përgatitor­e do bëhet në rezidencën e Skënderbeu­t

-

Lushnja është një skuadër që ka nevojë më shumë se kushdo për përforcime në merkaton e dimrit. Por afrimi i lojtarëve cilësorë në ekipin e drejtuar nga trajneri Hysen Dedja është në varësi të plotë të financave të klubit. Këtë e pohoi për gazetën "Panorama Sport" drejtori teknik i lushnjarëv­e, Altin Hysko, i cili pranoi vështirësi­të dhe bëri apel për ndihmë nga biznesi vendës. "Lushnja duhet të realizojë disa afrime cilësore në skuadër. Për këtë na nevojitet ndihma dhe kontributi i bizneseve. Klubi ka në fokus përforcime­t në repartin mbrojtës. Na duhet një mbrojtës i djathtë, si dhe një qendërmbro­jtës. Kemi disa lojtarë të dëmtuar në këtë repart dhe afrimi i futbollist­ëve cilësorë për mbrojtjen duhet të bëhet dhe me çdo kosto. E kam fjalën për lojtarë cilësorë që bëjnë diferencën dhe klubi me kontributi­n e bizneseve të jetë i gatshëm të paguajë edhe më tepër. Këtë e shoh si një domosdoshm­ëri që Lushnja të vijojë të bëjë garë dhe të reduktojë diferencat me rivalët. Kam pasur një kontakt me ish-futbollist­in e Lushnjës, Arlind Nora, me të cilin kam luajtur te Lushnja në vitet 2002 dhe 2003. Ai është shprehur i gatshëm për të sjellë në Lushnjë dy mbrojtës, kostoja e të cilëve është 1500 euro në muaj. Prandaj thashë që na duhet ndihma e bizneseve", u shpreh drejtori Hysko. PËRGATITJE­T - Lushnjarët do të zbresin sot në fushë, ndërsa për javën e ardhshme mendohet që përgatitje­t të vijojnë në kushte grumbullim­i. Për minifazën përgatitor­e të dimrit, klubi verdhejesh­il ka menduar të shfrytëzoj­ë rezidencën e Skënderbeu­t në Durrës. Pista e Malit të Zi përfundimi­sht ka rënë për arsye financiare. Trajneri Dedja është duke vëzhguar mbrojtësin e Kastriotit, Ergi Borshi, mesfushori­n e Tiranës B, Ardit Aruçi dhe sulmuesin e Korabit, Kristjan Prendi. Por, tekniku shkodran pëlqen edhe mbrojtësin e majtë të Egnatias, Andi Bakiasi. Mbrojtësi lushnjar ka luajtur në dy periudha të ndryshme në stadiumin "Roza Haxhiu". Veç Lushnjës, ai ka luajtur edhe me Teutën, Luftëtarin, Tomorin, Skraparin dhe tashmë është pjesë e skuadrës së Egnatias. Alban Alushi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania