Panorama Sport (Albania)

Kamza prezanton portierin e ri, Halilaj: Jam i shokuar

Fushtar ka ofertë milionere, kërkon largimin nga klubi

-

Kamza ka bërë goditjen e dytë në merkato, pasi ka arritur të firmosë me portierin e larguar pak ditë më parë nga Shkëndija e Tetovës, Ilir Avdyli. Ky i fundit ka firmosur një kontratë 1vjeçare me skuadrën e drejtuar nga trajneri Ndreu dhe është prezantuar dje nga presidenti Naim Qarri. 27-vjeçari ka luajtur edhe më parë në Superiore me skuadrën e Tiranës dhe, më pas, ka provuar dhe një aventurë në Superligën kosovare. REAGIMI - Largimi i Argent Halilajt nga skuadra e Kamzës ka qenë disi i papritur, pasi vlonjati ka bërë një paraqitje të mirë në gjysmën e parë të sezonit. Në një prononcim për "Panorama Sport", Halilaj është shprehur se ka mbetur i shtangur nga ky vendim i drejtuesve, pasi nuk është lajmëruar në asnjë moment. "Nuk di asgjë se çfarë ka ndodhur, absolutish­t asgjë. Kam tentuar që të flas me trajnerin, por i ka telefonat të fikur dhe më thanë që ka ndërruar numër. Tentova t'i telefonoja presidenti­t, por nuk më hap telefonin. Ekipi ka filluar sot stërvitjen, për të cilën isha i informuar pasi më kishin thënë, madje kisha dorëzuar edhe pasaportën për të udhëtuar drejt Antalias. Më pas më marrin në telefon

dhe më pyesin nëse isha larguar nga Kamza, pasi një gjë të tillë e kishte njoftuar faqja e klubit në 'Facebook'. Unë jam në Tiranë prej pak ditësh për arsye personale dhe pas marrjes së këtij lajmi ju them se nuk kam bërë asnjë lëvizje, madje kam tentuar

të telefonoj, por nuk më është përgjigjur askush. Kjo është situata", ka thënë Halilaj. FUSHTAR - Ivan Fushtar nuk i ka mbyllur ende llogaritë me Kamzën. Mbrojtësi kroat, për të cilin Partizani arriti një marrëveshj­e, por nuk e zyrtarizoi dot për shkak të kontradikt­ave

me drejtuesit e Kamzës, dy ditët e fundit ka qenë në Tiranë për të takuar presidenti­n Naim Qarri. "Panorama Sport" zbulon ekskluzivi­sht nga burime të sigurta pranë lojtarit se një ofertë e çmendur nga një klub i Singaporit ka bërë që Fushtar të kërkojë me insistim

largimin nga Kamza. Gazeta mëson se klubi Balestier Khalsa në Superligën e Singaporit i ka ofruar kroatit një pagë prej 12 mijë dollarësh në muaj. Trajneri i Balestier është kroati Marko Kraljeviç dhe, duke qenë se njeh mirë Fushtarin, e do patjetër ta marrë me vete në Singapor. Kamza kërkon një dëmshpërbl­im të majmë për ta lënë të lirë, ndërsa Fushtar është gati të paguajë 10 mijë euro në klub. Një histori që duket se do vazhdojë gjithë janarin, me Kamzën që kërkon të dalë me fitim nga kjo çështje.

 ??  ?? PortieriAv­dyli prezantohe­t zyrtarisht te Kamza
PortieriAv­dyli prezantohe­t zyrtarisht te Kamza
 ??  ?? Argent Halilaj
Argent Halilaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania