Panorama Sport (Albania)

Sukaj konfirmon: Jam i Vllaznisë

Jakovljevi­ç më pranë kuqebluve, refuzon Cicmil. Imami dhe Alla janë mision i pamundur

- ADMIR URUÇI

Përpjekjet e drejtuesve të Vllaznisë për të ndërhyrë në merkato për të gjetur lojtarët për të cilët kanë nevojë më shumë po vazhdojnë, por deri në këto momente gjithçka është në kuadrin e fjalëve. I vetmi futbollist, që mund të thuhet se është pranë kalimit te Vllaznia, është shkodrani Xhevahir Sukaj. Ai e ka deklaruar edhe vetë se pret një takim përfundimt­ar me drejtuesit e klubit pasi parimisht ka rënë dakord. Kështu që Sukaj mund të konsideroh­et edhe si përforcimi i parë i kuqebluve në merkato, por deri në momentin që ai do të firmosë drejtuesit janë të rezervuar në dhënien e detajeve. Por, një gjë të tillë nuk e bën futbollist­i, i cili për "Panorama Sport" është shprehur: "Parimisht kam rënë dakord me klubin, por ende nuk kam firmosur. Duhet të takohem me drejtuesit për të mbyllur gjërat".

MERKATO - Përveç Sukajt, drejtuesit e Vllaznisë

janë duke menduar edhe për emra të tjerë që mund t'i bashkohen ekipit. Trajneri Gjoka po përpiqet për të siguruar shërbimet e qendërmbro­jtësit të Kukësit Albi Alla, por një tratativë e tillë duket pak e vështirë për t'u realizuar, pasi verilindor­ët nuk kanë në plane që ta lënë të lirë futbollist­in e tyre. Ndërkohë që po shihet mundësia edhe e shkëmbimit me mesfushori­n Ardit Krymi. Ndoshta sakrifica e kuqebluve mund të jetë e madhe, por në kushte të tilla drejtuesit mund të vendosin për një veprim të tillë. Emri i qendërmbro­jtësit malazez Stefan Cicmil është përfolur ditët e fundit për një rikthim të mundshëm te Vllaznia, por edhe kjo mund të konsideroh­et një çështje e mbyllur. Me shumë diplomaci mësohet se lojtari,

i cili më parë kishte arritur akordin me ekipin, dje i ka kthyer një përgjigje negative teknikut Gjoka e klubit. Ai është shprehur se e ka të pamundur për t'u shkëputur nga klubi i Mlladostit ku është aktivizuar si titullar në të gjitha takimet. E njëjta situatë edhe për mbrojtësin tjetër të Kukësit, Eni Imami, i cili vazhdon të jetë në kontratë dhe nuk mund ta prishë atë. Në skenë kanë dalë edhe dy alternativ­a nga skuadra e Flamurtari­t, që janë Ergis Mersini dhe Ivan Jakovljevi­ç.

LARGIMET - Ndërkohë që i vetmi largim nga skuadra e Vllaznisë zyrtarisht për momentin është ai i Edon Hasanit, që ka firmosur për skuadrën e Sepahanit në Iran. Ka pasur zëra se mund të mos jenë më pjesë e ekipit edhe në të ardhmen për Çinarin, Krymin, Kalanë, apo së fundmi edhe për 18- vjeçarin Hysenaj, por gjithçka është në fazën e aludimeve. Gjithashtu do të shihet edhe vazhdimësi­a e ganezit Atsina, pasi drejtuesit e skuadrës do të kenë një bisedë me të në ditët në vijim.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania